Ishka firmos për tre vite me Kamzën
Ish-mesfushori i të kuqve nënshkruan për ekipin e Zhupës
Drejtuesit e Kamzës po përshpejtojnë
formatimin e skuadrës për sezonin e ri. Pasi kanë bërë zgjedhjen e duhur të trajnerit të ri, Eduart Zhupës, presidenti Qarri po bën "detyrën" e tij në merkato. Ditën e djeshme, ka arritur marrëveshjen me mesfushorin Sokol Ishka, i cili ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin kamzali. Futbollisti që ka veshur fanellën e të tri ekipeve të kryeqytetit si Partizanit, Dinamos dhe Tiranës, tashmë do të provojë një aventurë të re, me ekipin e periferisë, Kamzën. Kështu, pas tri ekipeve të kryeqytetit, por edhe Elbasanit, Shkumbinit e Besës, Ishka do të mbrojë ngjyrat e Kamzës për tri sezonet e ardhshme, ku shihet si një përforcim i duhur për mesfushën e kësaj skuadre. Lajmin për firmosje të kontratës nga ana e mesfushorit kryeqytetas, e konfirmon vetë presidenti Qarri, i cili gjithashtu pohon se është në pritje të katër lojtarëve të tjerë, dy brazilianëve, një sulmuesi dhe një portieri, të cilët do të vijnë brenda dy-tre ditëve. Kështu, pas ardhjes së çekës, Bokatolës, Malos e Pashës, Ishka është goditja e radhës e presidentit Qarri, i cili ashtu si në sezonin e kaluar, edhe këtë herë po afron lojtarë cilësorë në skuadër. Tashmë, grupi që do të drejtohet nga trajneri Eduart Zhupa po plotësohet dhe boshllëqet e krijuara nga largimet e Osmanit, Tafajit e Gjokesë dhe duket se po mbushen me shpejtësi.
Merkato -Përsa i përket lojtarëve, që pritet të jenë pjesë e Kamzës për edicionin futbollistik 2010-2011, grupi thuajse është i kompletuar. Kështu, Hasan Myrta ka kaluar numri një i portës së kësaj skuadre. Në repartin e mbrojtjes Xhenald Rada, Endri Renxa dhe Fatjon Tafaj janë të sigurt. Mesi i fushës, me në krye kapitenin Ervin Kryemadhi, duket në rregull. Në këtë repart përveç tij janë edhe Okelian Baze e dy lojtarët e ardhur nga Turbina, Skerdi Pasha, Riçard Bokatola, shto këtu edhe blerjen e fundit, atë të Sokol Ishkës. Sulmi, përveç Klevis Dalipit e Albion Bllokut, është forcuar me Julian Malon dhe Serxhio çekën. Ardhja në krye të pankinës e Zhupës, një trajneri ambicioz, ruajtja e grupit të sezonit të kaluar dhe përforcimet në merkato, tregojnë se kamzalinjtë do të jenë një skuadër që do të konkurrojnë fuqishëm për ngjitjen në elitë. Emrat e tjerë për momentin nuk bëhen të ditur, por mesa kuptohet kamzalinjtë kërkojnë të jenë të matur me lëvizjet e tyre, duke mos bërë shumë publicitet në media.