Ukrainë, rrëzohen akuzat kundër ish-presidentit Kushma

Një gjykatë ukrainase ka hedhur poshtë supozimet se ish-presidenti Leonid Kushma është përfshirë në vrasjen e gazetarit investigativ, Heorhij Gongadze. Gazetari ishte rrëmbyer në shtator të vitit 2000 dhe trupi i tij ishte gjetur më vonë në një pyll në afërsi të Kievit.
Vrasja e tij u kthye në rastin më të përfolur të vrasjeve në historinë e Ukrainës. Raportet e tij hulumtuese kishin dëshmuar për nivel të lartë të korrupsionit dhe ai gjithashtu ishte zë kritik i presidentit të atëhershëm, Kushma.
Mirëpo presidenti kishte mohuar se ishte i përfshirë në vrasjen e tij, pas akuzave të ngritura në muajin mars nga prokurori i përgjithshëm i Ukrainës.
Gjykata e qarkut në Kiev sot hodhi poshtë akuzat kundër ish-presidentit, duke e cilësuar si të paligjshëm rastin e prokurorit.