E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada amerikane, 40 mijë euro në projekte për shtresat e varfra

Ambasada e Republikës së Gjermanisë në Tiranë ka vënë në dispozicion një fond prej 40 mijë euro për realizimin e "projekteve të vogla", përmes të cilave ofrohet në mënyrë të shpejtë, eficiente dhe të drejtpërdrejtë, ndihma për shtresat e varfra të popullsisë në fshatra. Përgjegjësja për projektet e vogla në seksionin e Ekonomisë në këtë ambasadë, Sabine Schultheis, pohoi se "ambasada për vitin 2009 parashikon fondin prej 40.000 euro për mbështetjen e projekteve të vogla dhe disa projekt-propozime kanë mbërritur tashmë në Ambasadë". Ambasada gjermane për vitin 2008 vuri në dispozicion rreth 30.000 euro për t'u përdorur në dy projekte të vogla, duke bërë të mundur rinovimin e kopshtit të fëmijëve në Guras, Buçimas në Pogradec me fond prej 11.500 euro si dhe pajisjen e kafenesë alternative për të rinjtë që zgjedhin alternativën, larg nga rruga, në kuadër të ngritjes së Qendrës për fëmijë dhe të rinj "Arche Noah" në Dobraç, Shkodër. "Përgjegjës për projektin e parë ishte NEHEMIA. "Ky projekt u financua nga ambasada gjermane, me një fond prej rreth 11.500,00 eurosh dhe u realizua nga organizata përgjegjëse e projektit NEHEMIA dhe komuna e Buçimasit", deklaroi Schultheis, për të cilën është një shembull i mirë që tregon se si me fondet e vëna në dispozicion nga ambasada, me angazhimin e vetë NEHEMIA- s, kryetarit të komunës dhe shkollës u arrit që të ngrihet një kopsht, në të cilin fëmijët ndihen mirë. Projekti tjetër i realizuar në 2008- tën nga ambasada e RFGJ, ishte pajisja e kafenesë alternative për të rinjtë që zgjedhin alternativën, larg nga rruga", në kuadër të ngritjes së qendrës për fëmijë dhe të rinj "Arche Noah" në Dobraç, në Shkodër. "Projekti është realizuar nga motrat e Bashkësisë së Rrugës Spirituale në Dobraç, me një financim prej 10.300 euro nga ambasada gjermane", nënvizoi përfaqësuesja e ambasadës gjermane. Në këtë projekt, grupi i synuar janë të rinjtë, të cilëve u ofrohet një alternativë tjetër nga ç' afrojnë lokalet e zakonshme të zonës."Duke frekuentuar kafenenë alternative, të rinjtë kanë zgjedhur me ndërgjegje bashkëjetesën pa alkool, pa drogë, pa duhan, pa armë dhe pa dhunë", tha Schultheis.  Sipas saj, me këtë projekt mbështetet fryma e bashkëjetesës, kryerja së bashku e aktiviteteve, aftësia për të kapërcyer konfliktet pa dhunë. "Kafeneja alternative për të rinj është pjesë e një kompleksi tërësor të qendrës për fëmijë dhe të rinj "Arche Noah", ku kontribuojnë dhe donatorë të tjerë, ndërsa punimet pritet të përfundojnë brenda pak ditësh", u shpreh Schultheis. Përfaqësuesja e ambasadës gjermane theksoi se për 2008-tën u parashikua realizimi edhe i një projekti të tretë  për zgjerimin e një kopshti fëmijësh, për të cilin u caktua dhe fondi prej rreth 8.000 euro. Por ky projekt nuk arrit të realizohet, pasi sipas Schultheis, nuk u arrit të sigurohej leja e domosdoshme për zgjerimin e kopshtit. Deri në fund të muajit Mars, në Ambasadën gjermane presin propozim-idetë për përfitimin e fondeve për projektet e vogla.  

Email This Klikime: 13

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›