Gjeni 50 mijë euro, mbajeni në jetë Sadamin
05/02/2009 Pianisti 13-vjeçar ka nevojë urgjente për transplant
SHKODER- Sadam Dekovi nga Shkodra, vetëm 13 vjeç, rrezikon të humbasë jetën për shkak të mosfinancimit të shtetit shqiptar për kryerjen e transplantit të veshkave. Ai ka lindur me një veshkë, ndërsa tashmë dhe ajo është jashtë funksionimit. Nxënësi i klasës së gjashtë të shkollës së muzikës “Prenkë Jakova” në degën e pianos ndodhet i shtruar në spital prej tetorit të vitit të shkuar në pritje të operacionit. Ndërkohë para pak muajsh ministrja e shëndetësisë Anila Godo u premtoi familjarëve financimin në shumën 50 000 euro për operacionin, nëse gjendej dhuruesi. Ndërsa halla e të voglit ka rezultuar e përshtatshme pas analizave, Ministria e Financave u është përgjigjur familjarëve se nuk ka fonde deri në 6-mujorin e dytë të vitit. Dje mjekët dhe familjarët e tij kanë dhënë alarmin se, nëse nuk operohet brenda kësaj jave, ai nuk do të mund të jetojë më. Janë vënë në lëvizje jo vetëm të gjithë familjarët e të afërmit e Sadam Dekovit, por edhe nxënësit e mësuesit e shkollës së muzikës ku ai mëson. Këngëtarja e njohur Dorina Garuci, në cilësinë e senatores së kësaj shkolle u ka bërë apel të gjithëve të ndihmojnë 13-vjeçarin Sadam Dekovi.