Berisha Pucin po ma bejne horrat dhe laviret e bulevardit

Kryeministri sulmon serish kryeprokuroren Ina Rama duke e cilesuar lavire e bulevardit qe genjen qytetaret
Kryeministri Berisha dje ka vene nje rekord te ri edhe per te qe shquhet si nje njeri qe ka qejf rekordet. Ai ka therritur dje ne nje takim familjaret e gardisteve dhe policeve qe moren pjese ne rrethimin e kryeministrise dhe ka nisur qe te flase per vlerat e shqiptareve. Por vetem pak minuta me pas ai u eshte drejtuar femijeve duke iu folur per horra dhe per lavire bulevardi. E njejta gjuhe e perdorur dy jave me pare ne Parlament dhe qe habiti te gjithe Shqiperine.
Kete here femijet dhe grate e gardisteve paten luksin ta degjojne live ashtu sic e degjuan dy jave me pare deputetet dhe deputetet.
Kryeministri perseriti edhe nje here idene e tij se te gjithe po punojne kunder qeverise duke bere grusht shteti. Ai e ka ndare teorine e tij ne tri faza ku e para ishte demonstrata e 21 janarit e dyta ishte puna e Prokurores se Pergjithshme Ina Rama dhe faza e trete eshte protesta-homazh e sotme.
Ju garantoj se ata qe flasin per ngjarje bulevardi nuk jane gje tjeter me falni per shprehjen vecse horra e lavire bulevardi tregojne se jane hienat e prapaskenes se pucit te rruges per te cilin duhet te merreshin jetet e burrave femijeve e vellezerve tuaj. Ata te cilet mendojne se ne strofullen ku jane do te mund te vazhdojne kete veprimtari i garantoj se i pret ai fund qe meritojne.
Situata eshte teresisht nen kontroll. Jane perpelitjet e fundit te horrave e lavireve te bulevardit por jane perpelitje te deshtuara te mjera. Ato qe i bejne nuk dine ku do te fusin koken nuk dine se si do te shpetojne.
Ju garantoj se une kam nje zotim nje vendim asgje nuk do te zhvillohet jashte institucioneve te ketij vendi ndonese ka prej tyre te cilat jane te drejtuara nga njerezit e bulevardit nga horrat e bulevardit. Por kjo nuk me pengon kurre te respektoj institucionet se ato nuk jane individet - tha kryeministri duke iu referuar kreut te opozites dhe kryeprokurores Ina Rama.
Ai e ka ashpersuar gjuhen duke thene Duhet ti jap nje paralajmerim tjeter Prokurores se Pergjithshme. Thuaju shqiptareve me cfare cilesie mashtrove se nuk eshte bere padi kush ta dha porosine te deklarosh se nuk eshte bere padi per dhunim te institucioneve kushtetuese.
Duhet te shpjegosh cili te urdheroi nga te erdhi ky urdher. Mashtrove edhe ne prani te nje perfaqesuesi te vendit me te madh ne bote e me mik te shqiptareve ne bote. Harrove se perfaqesuesi i vendit mik me te cilin po flisje kishte qene edhe tek une dhe ishin bashkerenduar te gjitha gjerat e ti veprove ne kete menyre. Une te kerkoj tu thuash shqiptareve se ti kryeson nje institucion kushtetues kush te urdheroi kush te detyroi te mashtrosh publikun te besh nje mashtrim kaq te rende - tha Berisha.