E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE Rama e Berisha pohuan se nuk do te perdorin dhune

I derguari i OSBE-se Evaldas Ignataviius ka zhvilluar dje takime me kreret e politikes shqiptare


TIRAN - Faktori nderkombetar intensifikon thirrjet drejtuar klases politike shqiptare per uljen e tensionit por nga ana tjeter ka perseritur apelin per nje hetim te paanshem te asaj qe ndodhi ne 21 janar ku humben jeten tre persona. I derguari i OSBE-se Evaldas Ignataviius kerkoi prej drejtuesve te partive politike qe te heqin dore nga gjuha e ashper dhe te vendosin interesat e qytetareve mbi ato partiake.


U bej thirrje partive politike qe te ulin tonet dhe te mos perdorin gjuhen e urrejtjes. Do ti bej thirrje lidereve politike qe te fokusohen ne interesat kombetare. Shqiperia duhet ti kthehet dialogut politik dhe te arrije nje kompromis kushtetues - tha Ignataviius.


Edhe pse u tregua i rezervuar nga takimet me dy lideret kryesore ne vend i derguari i OSBE u shpreh se takimet kane qene pozitive duke lene te kuptohet se mund te kete nje kapercim te kesaj situate.


shte e parakohshme qe te flas tani per rezultatet e ketij misioni qe ne kemi ndermarre ne Tirane gjithsesi ne bisedimin qe patem me kryeministrin Berisha dhe me zotin Rama mund te them qe ishin biseda te qeta te hapura dhe konstruktive.


Te dyja palet shprehen angazhimin e tyre per te qendruar larg formalizimit te dhunes ne kuadrin e thirrjeve te planifikuara ne ditet e javet e ardhshme - theksoi Ignataviius.


Duke marre shkas edhe nga mitingjet e paralajmeruara gjate fjales se tij Kryetari i Radhes se OSBE-se i beri thirrje forcave politike qe te shtyjne mitingjet duke shprehur shqetesimin per degjenerimin e tyre ne dhune dhe daljen e situates jashte kontrollit.


Meqenese situata ne Tirane mbetet e tensionuar ne perdorem mjetet tona. Une kam zhvilluar telefonata me kryeministrin Berisha dhe liderin e opozites Edi Rama te cileve u kam kerkuar anulimin e mitingjeve pasi mund te cojne ne deme te metejshme - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›