KQZ i jep mandatin e deputetit Vath Tabakut

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatin e deputetit Vath Tabakut. Në mbledhjen e KQZ-së e cila zgjati vetëm pak minuta, anëtarët votuan me 6 vota pro dhënien e mandatit për deputetin Tabaku.
Tabaku do të zërë vendin e lënë vakant në Kuvendin e Shqipërisë nga Bujar Nishani i cili është zgjedhur presidenti Republikës.
Kështu me dorëheqjen e Nishanit, mandati i ka kaluar kandidatit të rradhës së listës shumëemërore të Partisë Demokratike ku i 16-ti renditet Vath Tabaku.
Zoti Tabaku mban aktualisht postin e dekanit të Fakultetit të Shkencave Pyjore në universitetin Bujqësor në Kamëz.