Greqia përpara zgjedhjeve, zyrtarisht më 6 maj

Ashtu sic ishte parashikuar, zgjedhjet parlamentare në Greqi do të mbahen më 6 maj. Vendimi është zyrtarizuar gjatë mbledhjes së sotme qeveritare, ku Papademos ka konfirmuar dhe datën zyrtare të zgjedhjeve, 6 majin. Ndërkohë Parlamenti me të zgjedhurit e rinj pritet të mbajë seancën e parë të punimeve më 17 maj.
Kryeministri Papademos pritet të takohet me Presidentin e vendit, Karolos Papuljas te cilit do t`i kërkojë shpërbërjen e Parlamentit dhe shpalljen e menjëhershme të zgjedhjeve.Papadhimos pritet të bëjë edhe një bilanc të arritjeve të qeverisë së tij së koalicionit, duke theksuar se ajo u formua me një synim të veçantë dhe ja arriti qëllimit final që ishte nënshkrimi i marrëveshjes së huasë dhe programi i shkëmbimit të bonove dhe reduktimit të borxhit, të cilat u kryen në kushte tepër të vështira.
Ne mbremjen e se martes kryeparlamentari Filipos Petsalnikos ka deklaruar ne fund te seances se ka perfunduar periudha e tanishme parlamentare dhe se ajo e re do te filloje ne muajin maj.Per sa i perket sondazhit me te fundit duket se per here te pare ne parlamentin grek do te hyjne te pakten tete parti.
Konservatoret kryesojne me 18% dhe nuk mund te marrin shumicen e vendeve ne parlament,ndersa ne vend te dyte vijne socialistet me 14%. Lideri i Demokracise se Re Andonis Samaras ka deklaruar se nuk do te bashkepunoje me socialistet per nje qeveri koalicioni pas zgjedhjeve, por skena e re politike e krijuar ne Greqi pas nenshkrimit te marreveshjes se huase qe vendos kushte te percaktuara nga BE dhe FMN tek cdo lloj qeverie qe do te linde pas zgjedhjeve, nuk le vend per alternative te tjera .