Ambasada britanike Rregullat per vizat te barabarta per te gjithe
Ambasada britanike beri dje nje deklarate per shtyp ne pergjigje te kronikave ne media ne lidhje me procesin e vizave ne Mbreterine e Bashkuar. Mbreteria e Bashkuar eshte e lumtur te mireprese udhetare nga Shqiperia dhe ka leshuar mbi 6300 viza per shqiptaret vitin e kaluar. Rregullat jane te forta por te drejta dhe zbatohen ne menyre te barabarte per cdo person i cili aplikon per vize ne Mbreterine e Bashkuar. Te gjithe aplikantet duhet te dorezojne nje numer dokumentesh te caktuar per ti treguar oficerit te vizave se ata i permbushin kriteret. do aplikim trajtohet ne menyre individuale dhe nese nuk ka te gjitha dokumentet e kerkuara atehere nuk mund te marre vize. Personeli yne i informon aplikantet nese u mungon ndonje dokument ne momentin e pare qe aplikojne dhe u jep atyre mundesine per shtyrjen e aplikimit deri sa te kene gjithe dokumentacionin e duhur.