Mungesa e Topit dhe Ramës, Ambasada e Kosovës: Nuk i bëmë ne ftesat
TIRANE- Ambasada e Kosovës në Tiranë ka reaguar dje nëpërmjet një njoftimi për shtyp në lidhje me mungesën e Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë inaugurimit të godinës së saj dy ditë më parë. Sipas njoftimit, ftesat janë shpërndarë nga ana e Bashkisë së Tiranës. “Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë ndërsa merr shkas nga lajmet e publikuara sot në shtypin e ditës për mungesën e ftesave për Presidentin Bamir Topi dhe liderin e opozitë Edi Rama në aktivitetet e djeshme sqaron opinionin publik se ceremonitë e organizuara me rastin e 4-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Përurimi i Selisë së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë dhe Pritja me rastin e 4-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës janë organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, ndërsa Ceremonia e përurimit të Rrugës, “Ibrahim Rugova”, ka qenë kompetencë e Bashkisë së Tiranës.
Ambasada e Republikës së Kosovës në ceremonitë e organizuara prej saj, ka ftuar të marrin pjesë të gjithë autoritetet më të larta të shtetit shqiptar. Ambasada thotë se nuk është në kompetencën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë të bëjë ftesa për ceremonitë apo veprimtaritë që organizojnë institucionet e shtetit shqiptar, të nivelit qendror apo lokal. Ambasada sqaron gjithashtu se në veprimtaritë e organizuara nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, Protokolli i shtetit shqiptar nuk ka pasur dhe nuk ka akses.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)