Topalli Festa e Fiter Bajramit shperblimi pas sakrifices
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit.
Fillimisht ajo bëri një vizitë në Selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë ku u prit nga kryetari, Haxhi Selim Muça dhe më pas në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku u prit nga Baba Dedë Edmond Brahimaj.
Kryetarja e Kuvendit duke përcjellë urimet e saj të përzemërta besimtarëve myslimanëtha se “Festa e Bajramit duke mbajtur vetë fjalën festë është një gjë e bukur, është një ditë e gëzueshme”.
“Unë uroj të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut gëzuar Bajramin.
Ky është një shpërblim që vjen pas një muaji sakrifice, meditimi, reflektimi,durimi dhe shpërblimi më i mirë është gëzimi në familje, paqja dhe optimizmi", tha ajo.
Më tej, kryetarja e Kuvendit, i bëri urimet e saj për më shumë shëndet dhe harmoni në familjet e të gjithë shqiptarëve, jetë sa më të lumtur e të gjatë dhe që viti që vjen t’i gjejë të gjithë më mirë e me më shumë mbarësi e paqe.