Nesër mblidhet Kuvendi, pritet dekreti për Nishanin

Ditën e hënë Bujar Nishani merr zyrtarisht detyrën e Ministrit të Brëndshëm në Republikën e Shqipërisë. Kjo do të bëhet pas njoftimit që kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u ka bërë deputetëve për tu mbledhur në seancë plenare për të votuar dekretin e presidentit të vendit, i cili emëron z.Nishani, Ministër të Brendshëm.
Kështu ligjvënësit shqiptarë do të mblidhen të hënën në orën 14.00 me një pikë të vetme në rendin e ditës, ajo për votën ndaj Nishanit drejt ministrisë që ai ka drejtuar edhe një herë tjetër. z.Nishani shkon në Ministrinë e Brendshme pas dorëheqjes që ka dhënë z, Lulzim Basha, kandidat i “Aleancës për Qytetarin” në garë përballë Edi Ramës për Bashkinë e kryqytetit.
Nishani vjen në krye të një prej dikastereve më të rëndësishme në vend, sidomos në prag të zgjedhjeve duke lënë drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Ministria e Brendshme është e vetmja që z.Berisha ka zgjedhur të emërojë ministrin duke lënë me drejtimin në nivel zv.ministrash dy ministritë e tjera, atë të Drejtësië dhe të Kulturës, ku mendohet se ndryshimet e tjera do bëhen pas zgjedhjeve.