Ambasada e SHBA deklarate per sulmin ne Libi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, në një deklaratë të posaçme ka dënuar me forcë sulmin mizor kundër selisë diplomatike amerikane në Bengazi, i cili mori jetën e katër amerikanëve, përfshirë Ambasadorin Kris Stivens. Presidenti Obama, shprehet në këtë deklaratë se ka udhëzuar Administratën e tij t’i ofrojë të gjitha burimet e nevojshme në mbështetje të sigurisë për personelin amerikan në Libi dhe të rrisin nivelin e sigurisë në të gjitha postet diplomatike anembanë globit. Presidenti Obama, thekson se ndërkohë që Shtetet e Bashkuara refuzojnë përpjekjet për të denigruar besimet fetare të të tjerëve, të gjithë duhet të kundërshtojmë pa ekuivok atë lloj dhune të pakuptimtë që mori jetën e këtyre nëpunësve publikë.