Nishani ngushellon Obamen Pasojat e kesaj tragjedie e te kalohen sa me lehte

Presidenti i Republikës Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij amerikan për ndaj Ambasadës së SHBA-së në Libi, ku humbi jetën ambasadori amerikan në Libi dhe tre anëtarë të stafit të tij. Duke shprehur indinjatën për këtë ngjarje, ndër të tjera në mesazhin e kreut të shtetit shqiptar thuhet se pasojat e kësaj tragjedie njerëzore dhe ndërkombëtare të kalohen sa më lehtë.
“Me hidhërim të madh mësova mbi vrasjen e Ambasadorit amerikan në Libi, zotit J. Christopher Stevens, dhe tre anëtarëve të stafit të tij, pas sulmit terrorist mbi misionin diplomatik të SH.B.A. në Libi.
Më lejoni Shkëlqesi, që për këtë ngjarje tragjike që tronditi gjithë popullin mik amerikan dhe mbarë botën demokratike, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju shpreh Juve dhe të afërmve të viktimave, ngushëllimet më të sinqerta!”- thuhet në mesazhin e presidentit Nishani, i cili shpreh ndjenjat e solidaritetit të popullit shqiptar në këto momente të vështira për kombin amerikan.
Po sot në një deklaratë për mediat ka reaguar edhe ministria e punëve të Jashtme të Shqipërisë, e cila dënon sulmin dhe thekson se libiane kanë përgjegjësinë e madhe që të gjejnë autorët e këtij krimi të rëndë dhe t’i vënë ata përpara përgjegjësisë së ligjit.
“Akte të tilla barbare, janë krime të shëmtuara dhe në kundërshtim flagrant me të drejtën ndërkombëtare që rregullon veprimtarinë dhe mbrojtjen e personelit diplomatik e konsullor. Siç del nga informacionet e deritanishme, sulmi kundër selisë diplomatike dhe personelit të saj, kanë nisur dhe janë motivuar nga spekulime e disinformacione, që kanë për qëllim të cënojnë rëndë paqen dhe bashkëpunimin, tolerancën midis feve të ndryshme. Autoritetet libiane kanë përgjegjësinë e madhe që të gjejnë autorët e këtij krimi të rëndë dhe t’i vënë ata përpara përgjegjësisë së ligjit”- thuhet në reagimin e MPJ-së, e cila shpreh mbështetjen e solidaritetin e vet me popullin amerikan në këtë moment të rëndë dhe i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të të rënëve në krye të detyrës.