E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ raporton 738 milionë dollarë humbje

Kreu i CEZ-it, Danile Benes (foto CTK)

CEZ raporton se ka pasur një rënie të fitimit me 14% për tremujorin e fundit, kryesisht për shkak të rritjes së taksave. Në shifra, sipas CEZ, të ardhurat e saj kanë rënë me 738 milion dollarë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

CEZ, 70% të kompanisë  që disponohet nga qeveria çeke, parashikon të ketë një humbje prej rreth 520 milion dollarë në tre vitet e ardhshme.

Për këtë arsye CEZ-i, kompania më e madhe e Evropës Qendrore me një kapital prej 20 miliardë dollarë, ka kundërshtuar vendimin e ERE për rritjen e taksave dhe çmimit të energjisë.

Kompania thotë se Shqipëria ka rritur çmimin që duhet të paguaj CEZ-i dhe nga ana tjetër nuk lejon që kjo të rrisë çmimin për konsumatorët.

CEZ ka kërcënuar me tërheqjen e garancisë prej 60 milion euro, që ka lënë garanci tek Banka Botërore për privatizimin në vitin 2009. /Reuters/

Përgatiti: F.S

*   *   *

CEZ mund të humbasë 500 milionë dollarë nga vendimi i ERE

CEZ mund të përballet me një humbje prej më shumë se 523 milionë dollarë në tre vitet e ardhshme për shkak të një vendimi të rregullatorit të tarifave të energjisë elektrike (Enti Rregullator i Energjisë). Një gjë e tillë thuhet në raportin vjetor të vitit 2011 të kompanisë çeke.

CEZ Shpërndarje Sh.A e kundërshtoi vendimin për tarifat pas publikimit në gazetën zyrtare. CEZ Shpërndarje mund të marrë një ndikimin negative prej 10.15 miliardë kroun gjatë periudhës 2012-2014 si rezultati i aplikimit të tarifave të reja”, thotë CEZ-i.

Kompania shpjegon se këtu përfshihen edhe 6.5 miliardë kroun, shumë e cila mund të mos mblidhet nga konsumatorët. CEZ shprehet se sipas marrëveshjes së privatizimit të vitit 2009, që solli këtë kompani në Shqipëri, thuhej se kjo do të reflektohej në vendimin e rregullatorit të tarifave.

CEZ ankohet se vendimi i rregullatorit e detyron atë të shesë energjinë elektrike nën kosto, pasi CEZ-i do të paguajë një çmim më të lartë për prodhuesit e energjisë dhe kjo nuk është reflektuar në çmimin me të cilin ai do  tua shesë konsumatorëve.

Kompania i ka kërkuar Bankës Botërore që të ndërhyjë ose të tërheqi shumën prej 60 milionë euro, lënë si garanci për privatizimin.

Prej disa muajsh CEZ është në konflikt me qeverinë shqiptare pasi kompanisë çeke i është rritur çmimi i energjisë elektrike ndërsa asaj nuk i lejohet që të ndryshojë çmimin me të cilin ia ofron konsumatorëve këtë energji.

Për rritjen e taksave dhe ngrirjen e çmimit, kompania e kontrolluar nga shteti çek ka apeluar tek Banka Botërore. CEZ kërkon Banka Botërore ndërhyrjen tek pala shqiptare ose lejimin e tërheqjes së garancisë së privatizimit prej 60 milion euro.

Berisha dhe Neças në Tiranë

E përditshmja çeke “Lidové”  raporton se CEZ gjithashtu mund të hapë çështje për veprime arbitrare ndaj shtetit shqiptar. Në rrugë legale ne do të kërkojmë kompensim të dëmit të shkaktuar, ka thënë zëdhënësi i CEZ, Eva Novakova duke shtuar se shpresohet që të gjendet një zgjidhej pa përfunduar në gjykatë.

Drejtori ekzekutiv i CEZ, Daniel Benes, shoqëroi kryeministrin e Çekisë, Petr Neças gjatë vizitës në Shqipëri, që u mbajt në prill, ku u takuan me kryeministrin Berisha. Kreu i qeverisë shqiptare i garantoi ata se do të gjendet një zgjidhje e favorshme për CEZ dhe konsumatorët shqiptarë. /Reuters + Lidové/

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›