E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, raundi i tretë për formimin e qeverisë

Tsipras - Venizelos

Greqi – Të drejtën për formimin e qeverisë tani do ta ketë PASOK-u. Kreu i saj, Evangelos Venizelos, do të ketë tre ditë kohë për ti bindur partitë parlamentare për të formuar qeverinë.

Ky është raundi i tretë dhe final pas dështimit të Demokracisë së Re dhe Syrizas.

Nëse edhe kjo tentativë do të dështojë atëherë vendi rrezikon të shkojë përsëri në zgjedhje brenda një muaji.

Në zgjedhjet e fundit, PASOK doli partia e tretë me 13.2% të votave. Pengesa kryesore për formimin e qeverisë është insistimi i kreut të Syrizës, Alexis Tsipras, i cili është kundër programit të masave shtrënguese.

Venizelos dhe Samaras argumentojnë se një gjë e tillë mund të jetë katastrofike për vendin pasi mund ta nxjerr atë nga eurozona.

Gjërat nuk janë të lehta, shprehet Venizelos. Nuk them se jam optimist. Por jam i përgjegjshëm.

Nëse edhe presidenti, Karlos Papulias, do të dështojë në përpjekjen e fundit për të bashkuar një koalicion të përbashkët, vendi do të shkojë në zgjedhje përsëri.

Nëse partitë tregojnë një minimum përgjegjësie, me besojmë se parlamenti mund të prodhojë një qeveri të qëndrueshme, të përgjegjshme dhe që mund të bëjë diçka më të mirë për këtë vend, ka nënvizuar Venizelos.

Gjithësesi kreu i PASOK, ka kritikuar propozimin Syrizës për vendosjen e një moratoriumi për pagesën e borxhit. /AFP/

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›