E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një deputet shqiptar në Parlamentin serb

Parlamenti Serb

Në parlamentin serb do të ketë vetëm një deputet shqiptar, i cili do të përfaqësojë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Lista e pakicës, që janë koalicioni i shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka siguruar vetëm një mandat deputeti në përbërjen e re të Kuvendit të Serbisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Beta, komisioni ka thënë se në bazë të rezultateve preliminare nuk priten ndryshime në listat e tjera zgjedhore.

Ky organ son në mbrëmje shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të mbajtura më 6 maj në Serbi. / Beta/

E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›