E Diel, 1 Nëntor 2026

Patriarku rus: Kurrë nuk do t’ia kthejmë shpinën serbëve

MOSKE - Patriarku rus Kiril deklaroi se kisha ruse dhe populli sllav kurrë nuk do t’ia kthejnë shpinën serbëve të Kosovës , duke theksuar se “Kosova nuk duhet humbur kurrë”.

“Duhet t’i përballojmë të gjitha presionet dhe momentet e rënda, sepse Kosova, ky vend i shenjtë, dhe populli që jeton atje, nuk guxojnë të humbasin”, - tha ai për gazetën serbe, “Veçernje Novosti”.

Patriarku Kiril theksoi se asnjë lloj ndryshimi politik, e as arsye të tjera, nuk do t’i shtyjnë rusët që të harrojnë lidhjen shumëshekullore shpirtërore me serbët.

(er.nu/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›