E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto takon ambasadorin maqedonas

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto priti sot Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Shqipëri, Vele Trpevski, me rastin e marrjes së detyrës së tij në Tiranë.
Haxhinasto nënvizoi se ecuria e reformave në Maqedoni duhet t`i shërbejë proceseve integruese, duke theksuar njëherësh rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
Lidhur me zhvillimet e fundit në Shkup, ku u ndeshën përfaqësuesit e komuniteteve etnike më të mëdha në vend, Haxhinasto, u shpreh se diversiteti etnik, kulturor dhe fetar i Maqedonisë duhet të jenë një vlerë për vendin dhe, jo premisa për përplasje e për dhunë.
Ambasadori Trpevski, vlerësoi stadin aktual të bashkëpunimit mes të dy vendeve tona dhe, në veçanti, dialogun politik dhe shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë.
Gjatë takimit, palët theksuan nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik .
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›