E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH-OKB, plan për vaksinimin e 130 milionë fëmijëve

Në ditën botërore të pneumonisë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë publik planin që ka për synim deri në vitin 2015 t’u shpëtojë jetëm miliona fëmijëve në mbarë botën që vuajnë nga pneumonia. Sipas planit, parashikohet që për 6 vitet e ardhshme të bëhet i mundur vaksinimi i më shumë se 130 milionë fëmijëve në 48 vende të varfëra e në zhvillim. Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thonë se për të luftuar sëmundjen që çdo vit u merr jetën më shumë se 2 milionë fëmijëve nën 5 vjeç, nevojiten plot 39 miliardë dollarë, shumë kjo që do të përdoret për blerjen e vaksinave. Kjo shifër është më e vogël sesa shpenzimet që janë bërë për luftën ndaj SIDA-s, pavarësisht se numri i viktimave të shkaktuara nga pneumonia është disa herë më i madh. Ekspertët shprehen se pneumonia është vrasësi më i madh që ka parë bota. Pjesa më e madhe e viktimave që shkakton kjo sëmundje vuajnë nga kequshqimi dhe varfëria. Vaksina që lufton sëmundjen u prodhua që në vitin 2000, ajo është pëdorur vetëm nga vendet e zhvilluara. Vendet më të prekura nga kjo sëmundje janë Etiopia, Nigeria, Kongoja, Uganda etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›