Ambasada e SHBA-ve: “Politika të ruajë klimën paqësore në zgjedhje”
Faktori ndërkombëtar reagon pas vrasjes së kreut të PDK-së. SHBA-të dhe Presidenca e BE-së kërkojnë plotësim të standardeve
Eljona Ballhysa
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri u ka bërë thirrje dje qeverisë dhe partive politike që të ruajnë klimën paqësore në këtë fushatë elektorale. Kjo deklaratë e SHBA-ve ka ardhur vetëm një ditë pas vrasjes së kryetarit të degës së PDK-së në qarkun e Shkodrës, Aleks Keka. Por fushata elektorale është karakterizuar edhe nga akte të tjera të dhunës, duke përfshirë dhe vrasjen e disa ditëve më parë të një militanti të PD-së. Situata duket se është shkaktuar nga gjuha e ashpër elektorale e përdorur nga politikanët shqiptarë gjatë takimeve në qytete të ndryshme të vendit. Situata u ndez më së shumti pas deklaratës së bërë nga nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, gjatë një takimi në një komunë të Shkodrës, e cila kërkoi të mos votohet për aleatët e PD-së, duke i cilësuar ata spiunë e mafiozë.
Për të qetësuar tonet e fushatës ka reaguar dje Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, nëpërmjet zëdhënësit për shtyp, Biks Aliu, i cili kërkoi që fushata dhe i gjithë procesi zgjedhor të karakterizohen nga një klimë paqësore dhe në përmbushje të standardeve ndërkombëtare.
Deklarata
“Nxisim qeverinë e Shqipërisë dhe të gjithë aktorët politikë që të punojnë së bashku për të ruajtur një klimë paqësore, në të cilën të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të votojnë ta bëjnë këtë duke qenë të qetë dhe në paqe më 28 qershor. Edhe njëherë shprehim shpresën dhe pritshmërinë tonë që zgjedhjet që po vijnë të jenë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare”, - është shprehur zëdhënësi Aliu. Një deklaratë e tillë nënkupton se situata nuk është e paqme dhe se standardet e zgjedhjeve cenohen nga aktet e dhunës. Për këtë qëllim SHBA-të u tërheqin vëmendjen qeverisë dhe forcave politike që të ulin tonet e përdorura gjatë fjalimeve elektorale. Përveç Ambasadës së SHBA-ve kanë reaguar dhe Presidenca e BE-së, e cila gjithashtu kërkon që në Shqipëri të ketë zgjedhje paqësore dhe i inkurajon qytetarët shqiptarë të marrin kartat e identitetit. “Zgjedhjet e 28 qershorit janë një test i rëndësishëm i pjekurisë demokratike të Shqipërisë dhe gatishmërisë për të ecur më afër integrimit në BE. Bashkimi Europian po shikon me shumë vëmendje procesin zgjedhor. Është në shpresën tonë dhe interesin e Shqipërisë që këto zgjedhje të jenë paqësore, sepse ato gjykohen për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare. BE-ja u kërkon qeverisë së Shqipërisë dhe partive politike të punojnë së bashku për të garantuar që zgjedhjet të drejtohen në një mënyrë paqësore dhe se të gjithë ata që dëshirojnë të votojnë më 28 qershor të jenë në gjendje ta bëjnë këtë”, - shkruhet në deklaratën e Presidencës së BE-së.
Ndërkombëtarët
Duket qartë se i gjithë faktori ndërkombëtar po i shikon me lupë këto zgjedhje parlamentare në Shqipëri. Këtë e kanë bërë të ditur pothuajse të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë që operojnë në vendin tonë.
Pak ditë më parë ambasadori i Komisionit Europian në Shqipëri, Helmut Lohan, deklaroi se zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri janë një test shumë i rëndësishëm për vendin. Këtë deklaratë Lohan e bëri gjatë fjalës së mbajtur në konferencën “Drejt Europës”, të organizuar nga Ministria e Integrimit. Gjatë fjalës së tij Lohan theksoi se me këto zgjedhje Shqipëria ka shansin të tregojë së ka pjekurinë demokratike për të përmbushur standardet ndërkombëtare. Ai gjithashtu bëri të ditur se Komisioni Europian po monitoron çdo moment të procesit zgjedhor në Shqipëri. Deklarata e Lohanit është në të njëjtën linjë me deklaratat e përfaqësuesve të prezencave të tjera ndërkombëtare në vendin tonë. Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri po monitorohen nga i gjithë faktori ndërkombëtar i pranishëm në vendin tonë. Edhe ambasadori i SHBA-ve, Xhon Uidhers, deklaroi pak ditë më parë se SHBA-të po monitorojnë procesin zgjedhor dhe presin që zgjedhjet të përmbushin standardet ndërkombëtare. Madje ai shtoi më tej, duke bërë të ditur se mospërmbushja e standardeve në zgjedhje do të shënojë regres për zhvillimet në Shqipëri. Vëmendja e lartë e ndërkombëtarëve për këto zgjedhje vjen për shkak se Shqipëria tashmë është anëtare me të drejta të plota në NATO dhe ka aplikuar për statusin e vendit kandidat në BE, ndaj dhe kërkesat ndaj saj janë më të larta.
20 Qershor 2009