Izolimi i Kosovës, Presidenti Topi fton krerët e vendeve të rajonit
Presidenti i Maqedonisë, ai i Kosovës dhe i Malit të Zi do të takohen me Presidentin shqiptar. Në qendër të takimeve, edhe konflikti mes Shkupit dhe Prishtinës
Albert Gjoka
Izolimi i Kosovës në të gjitha takimet rajonale dhe mosmarrëveshjet mes Prishtinës dhe Shkupit e kanë nxitur zotin Bamir Topi që të ftojë në një takim krerët e vendeve fqinje me Shqipërinë. Burimet zyrtare të Presidencës bëjnë të ditur se “me ftesë të Presidentit të Republikës, Prof. dr. Bamir Topi, presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, fqinjë të Shqipërisë, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, do të takohen në qytetin e Vlorës në datat 23 dhe 24 qershor 2009”. Kjo nismë shënon një lëvizje të dukshme të Tiranës zyrtare për të qenë faktor në zhvillimet rajonale, ndonëse deri tani komuniteti ndërkombëtar e ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në Ballkan.
Takimi
Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës së Shqipërisë, “të katër presidentët do të bashkëbisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe për bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën e zhvillimit të tij në kuadër të vizionit të përbashkët euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Në përfundim të takimit do të ketë një konferencë të përbashkët shtypi. Me gjithë zhvillimet pozitive në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ende ka shumë probleme; Maqedonia ka konflikte me Greqinë, por edhe me Kosovën; po ashtu, shtetet e rajonit po refuzojnë gjithnjë e më shumë ftesat për të marrë pjesë në takimet ndërkombëtare me Kosovën.
Tensionet
Tri ditë më parë, burime jozyrtare pohuan se presidenti Topi nuk mori pjesë në një takim mes krerëve të Ballkanit që zhvillohej në Nish të Serbisë për arsyen se nuk ishin ftuar autoritetet e Prishtinës. Por, ky takim organizohet pikërisht disa javë pas tensionimit të marrëdhënieve mes Shkupit dhe Prishtinës. Autoritetet maqedonase nuk ftuan vetëm presidentin Sejdiu në ditën e betimit të presidentit të ri të vendit, ndërsa krerët e tjerë të shteteve ishin të pranishme. Mediat e ndryshme e komentuan këtë veprim si një nxitje të Beogradit mbi presidentin e ri të vendit, Ivanov. Por, sipas analistëve, ky hap ishte më i lehtë se sa njohja që i ka bërë Maqedonia shtetit të ri të Kosovës. Në takim ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi. Më vonë, presidenti Sejdiu refuzoi një takim të organizuar në Shkup nga homologu maqedonas. Prej disa javësh këto marrëdhënie janë disi të ngrira. Por, burime të ndryshme pohojnë se Kosova pritet të njohë Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, ndonëse Greqia ka pretendime dhe po mban peng procesin prej më shumë se një vit. Një tjetër problem mes dy vendeve fqinje ka qenë çështja e ndarjes së kufirit kosovaro-maqedonas, e cila, prej disa vitesh, ende nuk po merr një zgjidhje përfundimtare. Megjithëse Kosova ka deklaruar pavarësinë që më 17 shkurt të vitit 2008, autoritetet e Prishtinës ende nuk kanë vendosur zyrtarisht marrëdhënie diplomatike me Maqedoninë.
Takimi mes krerëve të katër vendeve të rajonit që pritet të mbahet në Vlorë, i realizuar me iniciativën e Presidentit të Shqipërisë, duket se ka për qëllim që të zbusë këto mosmarrëveshje. Bashkëpunimi rajonal është një ndër detyrimet që Bashkimi Europian u ka vënë shteteve të rajonit me synimin për t’u integruar në BE.
20 Qershor 2009