Shkodër, situata drejt normalitetit. Velipoja e izoluar nga uji
E perjashtuar Komunen e Velipojes qe vijon te jete e izoluar nga uji, ne pjesen tjeter te Qarkut te Shkodres situata po shkon drejt normalitetit. Banoret jane ne pritje te perllogaritjes se demit te banesave dhe tokave te tyre te permbytura. Gjate dites se sotme kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe kryetaret e komunave te Qarkut Tirane kane qene ne zonat e permbytura ku kane shperndare ndihma.
Nderkaq, Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës ka publikuar të dhënat
mbi tre hidrocentralet mbi kaskadën e lumit Drin, për diten e sotme.
Keshtu, niveli në liqenin e Fierzës është 289.89 metra. Ministria
njofton se situata i eshte kthyer normalitetit, pasi kuoat maskimale
është 296 metra, ndersa prurjet janë 350 metër kub për sekondë.
Niveli në liqenin e Komanit eshte ne kuotën e 170.679 metra, nersa
prurjet janë 130 metra kub për sekondë. Ndërkaq, në liqenin e Vaut të
Dejës niveli eshte 74.43 m, kurse prurjet janë 90 metra kub për
sekondë. Ministria e Ekomoise dhe Energjitikes, deklaron se në të tre
hidrocentralet nuk ka shkarkime, ndërsa vijon normalisht prodhimi i
energjisë elektrike.
Alsat
< I mëparshmi