E Diel, 1 Nëntor 2026

ILDKP kallëzim penal për ish-deputetin dhe kryetarin e komunës

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka kallëzuar penalisht kryetarin e Komunës Kolsh në Kukës, Abedin Oruçi, për fshehje të pasurisë në shifrat mbi 30 milionë lekë. Po ashtu një padi penale ka shkuar në adresë të ish-deputetit Hajrulla Paturri për “refuzim për deklarim të interesave private”.

Pas kontrollit të ushtruar ndaj Oruçit, rezultoi se zyrtari lokal nuk
kishte raportuar për 3 objekte banimi, me sipërfaqe totale ndërtimi 1020
m²; troje me sipërfaqe të përgjithshme 3614 m²; si edhe një pikë
karburanti, të gjitha në territorin e qarkut Kukës.

Të dhënat u zbuluan nga ALUIZNI, ku Oruci kishte  depozituar dosjen për
legalizimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë informale. Ndërsa ish
deputeti Paturri, në dijeni të plotë të detyrimit për deklarim të
interesave private brenda 15 ditëve pas largimit nga funksioni,
parashikuar nga ligji.

Alsat

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›