Ambasada e Spanjës hap konkursin për tregimin e shkurtër
Ambasada e Spanjës në vendin tonë bën të ditur se ka shpallur Konkursin e II-të të Tregimit të Shkurtër Don Kishoti i Mançes, për punime në gjuhën shqipe. Mund të marrin pjesë në konkurs të gjithë qytetarët shqiptarë mbi 16 vjeç, duke paraqitur vetëm një punim për autor. Veprat e paraqitura duhet të jenë origjinale dhe të pabotuara, të jenë të shkruara në shqip dhe të mos kenë qenë të vlerësuara në asnjë konkurs tjetër.
Veprat mund të paraqiten ne gjuhën shqipe brenda karakteristikave të mëposhtme: maksimumi 5 faqe, në format A4, b. Teksti duhet te paraqitet i shtypur, i shkruar me hapësirë dyshe, me shkrim times neë roman dhe me germa 12. Nga zyra e shtypit e ambasadës bëhet e ditur se : Punimet duhet të jenë të inspiruara ose ti referohen Spanjës. Të gjithë aspektet e tjera të veprës i lihen kritereve të autorit. Punimet mund të paraqiten si një arkiv i bashkangjitur i një mesazhi elektronik dërguar në adresën:
\n
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
. Mesazhi duhet të ketë të shkruar në fillim të tij: emër mbiemër, data e lindjes, adresa, telefoni, adresa elektronike (e-maili). Juria do ti japë një çmim tregimit më të mirë ndër të gjitha punimet e paraqitura. Çmimi do të konsistojë në shumen prej 100 , si dhe një set librash të kulturës spanjolle. Paraqitja e punimeve do të jetë e hapur deri në orën 12.00 të datës së 17 prill 2009. Rezultati i konkursit do të bëhet publik me 23 prill, që përkon edhe me Ditën e Librit (Përvjetori i Vdekjes së Migel de Servantes).