E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti firmos shkarkimin e Metës emëron ministrat e rinj

TIRANE-Disa orë larg seancës parlamentare të pasdites, Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar sot shkarkimin e zoti Ilir Meta nga detyrat si zëvendëskryeministër dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe ka ngarkuar në këto detyra Edmond Haxhinaston dhe Nasip Nacon. Haxhinasto do të mbajë postin e Ministrit të Jashtëm dhe të zv-kryeministrit të vendit, kurse Naco, Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjitikës.

Zyra për shtyp e Presidentit bëri të ditur se në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
zoti Ilir Meta, zëvendëskryeministër dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, shkarkohet nga detyra.
Sipas të njëjtave burime, Presidenti në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, dekretoi
Zoti Edmond Haxhinasto, të emërohet zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme, post qe mban dhe aktualisht ne qeveri. 

Në postin Ministrit të Ekonomisë që mbante Meta, Presidenti Topi dekretoi emërimin e z. Nasip Naço, ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Dekretet hyjne ne fuqi me menjehere, ndersa Parlamenti do te votoje sot emerimin e dy emrave te rinj ne qeveri, qe vijne nga radhet e LSI.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›