Ambasadat mbyllen, në qytet 6 kamionë me eksploziv
Frika e një sulmi terrorist kundër ambasadave perëndimore në Jemen është rritur pas raportimeve se disa kamionë të mbushur me eksploziv kanë hyrë në kryeqytetin Sana’a. Sipas raportimeve të mediave lokale, në një operacion të menduar mirë, militantët ia kanë dalë të kapërcejnë barrikadat e forcave të sigurisë në Jemen dhe kanë hyrë në kryeqytet me gjashtë kamionë të mbushur me armë e municione. Lëvizja erdhi pasi misionet diplomatike perëndimore në Sana’a u mbyllën pas kërcënimeve nga dega e Al-Kaedës në Jemen, e cila mori përgjegjësinë e një përpjekjeje të dështuar për të hedhur në erë një avion në Detroit në ditën e Krishtlindjeve. Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Britanisë së Madhe qëndrojnë të mbyllura prej dy ditësh ndërsa konsiderohen si shënjestra kryesore e militantëve. Ambasada e Francës dhe ajo e Republikës çeke mbyllën misionet e tyre dje ndërsa Spanja, Gjermania dhe Japonia kanë njoftuar hyrje të kufizuar publike në territorin e misioneve të tyre. Frika e misioneve diplomatike është rritur edhe pas deklaratës së këshilltarit për anti-terrorizmin të Presidentit Barak Obama, John Brennan, i cili tha se ka sinjale se Al-Kaeda poplanifikon të sulmojë ambasadat perëndimore në Sana’a.