Dubai, inaugurohet ndërtesa 3 miliardë USD, 828 m dhe 160 kate
Me një ceremoni madhështore dje u përurua ndërtesa më e lartë në botë, në Dubai. Mori fishekzjarrësh simbolizuan hapjen e Burj Khalifa, kulla 828 metra e lartë, e cila e kapërcen ndjeshëm lartësinë e çdo ndërtese tjetër mbi planet. Me këtë lartësi, 828 m, Burj Khalifa e kapërcen kullën rekord nga lartësia deri tani, Taipei 101 (508 m) dhe strukturën më të lartë KVLY-TV në SHBA, (629 m). E njohur si Burj Dubai gjatë ndërtimit, kulla është riemëruar sipas miliarderit të naftës, fqinjit të Dubait, Abu Dhabi. Muajin e kaluar Abu Dhabi i dha Dubait 10 miliardë dollarë për ta ndihmuar të shlyente borxhet. Ndërtimi i Burj Dubai nisi në vitin 2004, në kohën e një bumi ekonomik në këtë vend. Ky projekt i madh mban emrin e sheikut Mohammed. Kulla mban rekordet gjithashtu për shërbimin më të lartë të ashensorëve, tryezën më të lartë të vëzhgimit, në katin e 124-të. Gjithashtu edhe për xhaminë më të lartë në botë, në katin e 158-të dhe pishinën më të martë në botë, në katin e 76-të. Edhe pse nuk ka përfunduar tërësisht nga brenda, kulla u inaugurua nga ligjvënësi i Dubait, Sheiku Mohammed Bin Rashid Al Maktoum. Ceremonia e hapjes u mbajt 1,325 ditë pasi nisën gërmimet e themeleve dhe u ndoq nga 6,000 të ftuar. Sheiku Mohammed e përshkroi kullën si “ndërtesa më e lartë e krijuar ndonjëherë nga dora e njeriut”. Fishekzjarrët shpërthyen ndërsa një ekran i madh tregoi lartësinë e vërtetë të kullës, e cila deri në atë moment ishte mbajtur sekret. Megjithatë investitorët po përballen me humbje edhe para përfundimit të kullës sepse çmimet në Dubai kanë rënë ndjeshëm për shkak të krizës ekonomike globale. Disa apartamente janë shitur me $8,100 dollarë për metër katror, por tani po shkojnë më pak se gjysma e këtij çmimi. Analistët mendojnë se do të jetë e vështirë të blihen apo merren me qira zyra në të pasi pak kompani mund të justifikojnë pagesat për luks.Të dhënat - 828 m e lartë - 95 km larg mund të shihet nga kulla - 504 m është lartësia ku ngjitet ashensori - 57 është numri i ashensorëve - 49 kate janë me zyra- 1,044 janë apartamente rezidenciale- 28,261 është numri i paneleve të jashtme të qelqit që rrethojnë ndërtesën - 160 kate ka kulla - 12,000 njerëz mund të jetojnë dhe punojnë në kullë- 3 miliardë dollarë ka kushtuar ndërtimi i saj