Varroset biznesmeni. Familjarët: Të vendoset drejtësia
Është përcjellë në banesën e fundit biznesmeni nga Vlora Genci Habazaj. Ceremonia mortore është zhvilluar në fshatin e lindjes Tërbaç mes familjarëve e miqve. Familjarët kanë kërkuar zbardhjen e vrasjes nga drejtësia shqiptare.
VLORË- Të afërm e miq i kanë dhënë këtë të mërkurë lamtumirën e fundit biznesmenit vlonjate Genci Habazaj, i cili u gjet i masakruar mëngjesin e së martës në hyrje të qytetit të Fierit. Ceremonia mortore është zhvilluar në fshatin e tij të lindjes në Kërbaç.
Albert Habazaj, ka shprehur në emër të familjes besimin se drejtësia do të zbardh vrasjen dhe arsyen që çuan autorin ti marrë jetën vëllait të tij.
“Kemi besim tek shteti dhe tek drejtësia se do zbardh këtë vrasje dhe autorin e saj”- shprehet i vëllai i biznesmeniz Habazaj.
Miq shqiptarë e italian të pranishëm në ceremoni nuk kanë nguruar të venë në pikëpyetje sigurinë e jetës në Shqipëri.
“Të gjendet autori dhe tu rikthehet besimi njerëzve për sigurinë e jetës në vend. Jeta në Shqipëri është e kërcënuar në çdo moment edhe për biznesin edhe për politikanët por edhe për njerëzit e thjeshtë”- shprehet njëri prej miqve të biznesmenit të vrarë Habazaj.
“Ishte një djalë i mirë, më vjen shumë keq e kam njohur 15 vite më parë kur erdhi nga Shqipëria për të punuar në Itali. Ishte një njeri i mirë, i zoti në punë dhe sillej mirë me punonjësit, nuk ka patur asnjhër probleme”- thotë një mik i tij italian.
Pista në të cilën janë përqëndruar hetimet e policisë për vrasjen e biznesmenit vlonjate është një konflikt i mundshëm i cili dyshohet të ketë qenë i përfshirë më parë. Genci Habazaj u gjet i vrarë tre ditë pasi familjarët kishin denoncuar zhdukjen e tij. (a.r/news24/balkanweb)