Berisha: Bojkoti i Kuvendit, interes personal i Ramës
Kryeministri Berisha i ka konsideruar deklaratat e kreut të PS për bojkot të kuvendit si tërësisht personale, ndërkohë që shprehu bindjen se heqja dorë nga bojkoti do të shërbejë në të mirë të reformimit të Partisë Socialiste.
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha theksoi sërish se është i hapur për bashkëpunim me opozitën duke i konsideruar deklaratat e kreut të PS për bojkot të kuvendit , si tërësisht personale.
"Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me opozitën. Rama po shfaq shenja sipas të cilave do të përdorë bojkotin për qëllime personale. Mendon se në këtë mënyrë do mund të garantojë më shumë vota në procesin e zgjedhjes" u shpreh Berisha menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Metën për koalicionin qeverisës të 4 viteve të ardhshme.
Ndërkohë Berisha shprehu bindjen se heqja dorë nga bojkoti i Kuvendit do të shërbejë në të mirë të reformimit të Partisë Socialiste.
"Mendoj se për shumë arsye, por edhe të trashëgimisë së kësaj partie, hejqa dore nga bojkoti është një nga kushtet themelore të reformimit në interes më të mirë të saj dhe të vendit. Cilin do vendim të marrë Rama ne do ta respektojmë" theksoi kryeministri.
(e.n/BalkanWeb)