Ambasadorë e personalitete të larta të vendit, urojnë Kryetaren Topalli për ftesën e NATO-s
Urime të përzemërta për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, u përcollën dje në pritjen e organizuar nën kujdesin e veçantë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ku nderuan me pjesëmarrjen e tyre e ambasadorë të akredituar në Tiranë, atashe ushtarakë, deputetë, Kryetarë të Insitucioneve Kushtetuese, ish kryetarë të Kuvendit, analistë, gazetarë e artistë. “Ftesa për anëtarësim është pa mëdyshje një testament i punës së madhe e serioze, që e bëri këtë vizion një realitet, tha Kryetarja Topalli. Ajo reflekton qartë progresin që ky vend ka bërë, në një kohë të shkurtër, në arritjen e standardeve. Dje, një ditë pas marrjes së ftesës, kërkesa për vazhdimin e transformimeve është më qartë se kurrë. Entuziazmi dhe kënaqësia e kësaj ngjarjeje të madhe duhet kthyer në energji pozitive për sfidat e këtij shekulli, për reforma të tjera të guximshme, reforma që kërkojnë lidership të fortë dhe vullnet inspirues. Unë jam optimiste se menjëherë javën ardhshme do nisë puna në Kuvendin e Shqipërisë në komisionet parlamentare për t’ju përgjigjur menjëherë besimit e dhënë nga NATO. Ftesa që morëm dje për t’u bërë pjesë e familjes së madhe është një fillim i ri, fillim i një etape të re sfidash të rëndësishme që kërkojnë dinamikë. Ndaj dhe bashkëpunimi mes forcave poltike është thelbësor në ditët në vijim, për të shkurtuar rrugën e anëtarësimit të plotë në strukturat Euro-Atlantike”, tha Kryetarja e Kuvendit. Në përshëndetjen e tij ambasadori amerikan Uithers vlerësoi faktin që mbi 94 për qind e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin e vendit në NATO dhe kjo, tha ai, tregon vendosmërinë tuaj për të ecur përpara. Ambasadori amerikan shprehu admirim e kënaqësi për atë çka Shqipëria arriti në Samitin e Bukureshtit, duke nënvizuar fjalët që Presidenti Bush tha në këtë Samit se, Shqipëria është një komb i madh në një Aleancë të madhe. “Është një ditë e mrekullueshme për Shqipërinë dhe miqtë e saj,” u shpreh zoti Uithers. Kryetarja e Kuvendit, duke trokitur gotat, falënderoi përzemërsisht ambasadorët për mbështetjen që popujt dhe qeveritë e vendeve të tyre i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë, veçanërisht në këtë moment të kthimit të shpirtit të lirë të shqiptarëve në strehën e Aleancës që mbizotëron sot botën, në Aleancën e së mirës.
Daviet-Topalli: NATO, vazhdim drejt reformave, gati procedurat nga senati për ratifikimin e MSA-së Shqipëri-BE/Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mori dje urimet e përzemërta të Ambasadores së Francës në Shqipëri, Maryse Daviet, për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO në Samitin e Bukureshtit. “Kjo ngjarje, është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe mbështetja e vendit tonë nuk do t’ju mungojë për asnjë moment”, tha znj. Daviet. Duke vlerësuar ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria dhe Kuvendi, ambasadorja franceze tha se “ato janë të rëndësishme, mbi të gjitha për qytetarët shqiptarë”. Më tej, ambasadorja e Francës njoftoi Kryetaren e Kuvendit se kanë nisur procedurat e ratifikimit të MSA-së Shqipëri-BE dhe së shpejti Asambleja Kombëtare dhe Senati francez do ta ratifikojnë atë. Kryetarja Topalli tha se dita e dytë e punimeve të samitit ishte një ditë e madhe për Shqipërinë, përgjigje e reformave të mëdha që kemi bërë, ndërsa falënderoi qeverinë e Francës që, ashtu si vende të tjera mike, na qëndrojnë gjithnjë pranë në proceset integruese. “Tashmë, pas marrjes së ftesës, që ishte realizim i ëndrrës së shqiptarëve, një etapë e re plot sfida shfaqet përpara nesh. Kemi të gjithë angazhimin, vullnetin dhe seriozitetin për të vijuar në rrugën tonë pa kthim të realizimit të reformave. Është një proces në vazhdim që kërkon kurajo, vendosmëri e bashkëpunim. Këto muaj do të jenë muaj të një pune të madhe për të vijuar së pari me reformat në drejtësi dhe në reformën elektorale, por edhe në fushat e ekonomisë, arsimit e të tjerë”, tha znj. Topalli. Duke u ndalur në zhvillimet në rajon, Kryetarja Topalli tha se është një kohë e mbarë për Ballkanin, dhe është shumë i rëndësishëm investimi i Francës në stabilitetin dhe paqen në rajonin tonë.