Takimi në Zagreb: Po Natos, po Berishës
Presidenti Bamir Topi dhe Kryeministri Sali Berisha, të shoqëruar nga ministrat pjesëmarrës në delegacionin shqiptar që mori pjesë në Samitin e NATO-s në Bukuresht, do të marrin pjesë sot, në pritjen që Presidenti Bush organizoi në Kroaci, për vendet që morën ftesën e anëtarësimit për në NATO. Kryeministri Sali Berisha do të takohet sot me Presidentin amerikan Xhorxh W. Bush gjatë një dreke pune. Ftesa e Shqipërisë për në NATO, u vlerësua të enjten nga Presidenti Bush si një arritje madhore e vetë Aleancës dhe Shqipërisë që bëri çdo gjë të mundur në mënyrë që ndjehej anëtare e de jure e NATO-s. Menjëherë pas konfirmimit të Shefit të NATO-s, Scheffer, për ftesat drejtuar Shqipërisë, Presidenti Bush theksoi se “Shqipëria e meriton anëtarësimin dhe është gati për sfidat tona”. “Aleanca për Atlantikun e Veriut ka avancuar në idealet e saj për një botë më të sigurtë. Kemi mbrojtur dhe kemi dhënë mbrojtje për vendet e vuajtura. NATO ka përfshirë dhjetë vende të pas perdes së hekurt, kjo na ka shtuar forcën dhe e kanë bërë Aleancën të përgatitet për sfidat e ardhshme. Jam i kënaqur që Aleanca ka ftuar Shqipërinë, pasi ky vend ka demonstruar vullnet në mbajtjen e reformave”, vlerësoi presidenti amerikan Bush.
Kështu, Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe Kryeministri Sali Berisha, zhvillojnë sot me Presidentin e SHBA-ve, George W. Bush, si një frymë vlerësimi dhe mbështetje nga ana e qeverisë amerikane në dobi të përpjekjeve dhe intesifikimit të vazhdueshëm të realizimit të reformave të mëtejshme në Shqipëri. Kjo frymë mbështetëse që mbizotëron në marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, po konkretizohet në punë të dobishme dhe progresiste të gjithanshme, drejt realizimit të synimeve madhore që kërkon vendi drejt integrimit të plotë në NATO dhe më pas në BE. Ndërkaq, Presidenti amerikan, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kroaci, krahas takimeve me zyrtarët më të lartë kroatë, është planifikuar të takohet dhe me drejtuesit e vendeve që morën ftesën për anëtarësim në NATO gjatë Samitit të Bukureshtit. Takimi i krerëve të NATO-s në Bukuresht përfundoi dje me mbledhjen e Komisionit NATO-Ukrainë dhe Këshilli NATO-Rusi. Në takimin e parë u shqyrtuan cështje të tilla si gjendja e bashkëpunimit praktik të NATO-s me Ukrainën dhe i reformave të cilat Kievi i ka ndërmarrë me mbështetje të Aleancës. Megjithëse përplajet e Rusisë me NATO-n, ka bërë që Aleanca të mos vendosë një periudhë fikse për vendet ish sovjetike. Këshilli NATO-Rusi është formuar në vitin 2002 dhe që atëherë ka punuar disa projekte për bashkëpunimin praktik në sfera me interes të përbashkët, duke përfshirë edhe luftën kundër terrorizmit, bashkëpunimit lidhur me Afganistanin dhe menaxhimin me kriza.