Scorsese & Stones, pesë "djemtë" e mrekullueshëm
Martin Scorsese shfaqet vetëm në disa skena në dokumentarin rok "Shine a Light", por për regjisorin njujorkez 75-vjeçar filmi duhet të ketë vlera autobiografike. Këngët e grupit me gjithë energjinë e pashtershme shoqërojnë filmat e Scorsese-s. Regjisori i madh deklaron se ka pasur një peshë të madhe në formimin e tij. "U bënë plot 40 vjet që filmoj grupin", thotë dhe kjo eksperiencë ka sjellë si produkt një dokumentar prej dy orësh, i cili titullohet "Shine a Light". Përveç disa dokumentarëve rok të xhiruara nga Scorsese, "Shine a Light" është thjesht një film konkret, i cili përmbledh pothuajse krejtësisht karrierën direkte të "Rolling Stones", regjistruar në vjeshtën e 2006-ës. Filmi është prezantuar në Festivalin e Kinemasë së Berlinit, duke marrë edhe vlerësimin maksimal të kritikës. Kur ulen për të biseduar për filmin, Scorsese dhe aktorët e tij janë një tufë njerëzish të çuditshëm. Regjisori flet me shpejtësi një mori fjalësh. Keith Richards kërkon medoemos të hapë debate, Charlie Watts jep përgjigje të rezervuara, ndërsa Mick Jagger dhe Ronnie Wood janë tepër nervozë dhe të shqetësuar. Scorsese dhe Watts janë veshur me rroba të shtrenjta, ndërsa Richards dhe Wood si gjithmonë nuk heqin dorë nga "artileria" rok. Jagger ka veshur një këmishë të bardhë dhe pantallona meshini të zeza me shkëlqim. Së bashku kanë diskutuar projekte të ndryshme para se të filmonin një shfaqe direkte dhe rezultati ishte një dokumentar mjaft i arrirë. "Shine a Light" është më tepër fryt i vizionit të Jagger se sa e Scorsese. Në këtë rast, në sytë e tij grupi është shumë provokues, ekzotik dhe mbi të gjitha i mrekullueshëm.
Scorsese. Muzika e "Rolling Stones" ka qenë për mua një frymëzim i madh dhe ka qenë pikë referimi për shumë filma, duke filluar nga "Mean Streets", deri te "Demi i Tërbuar", "Djemtë e mirë" dhe "Kazino". Për mua muzika e tyre nuk do të plaket kurrë, më ka ndihmuar të krijoj skena të reja. Energjia dhe atmosfera e tyre kanë zhvilluar më tej imagjinatën time.
Jagger. Mendoj se "Shine a Light" është filmi i vetëm i Martin Scorsese-s, ku nuk përfshihet kënga "Gimme Shelter". Përveç shakave, Marty dhe unë kemi diskutuar shumë për mendime të ndryshme. Gjithçka nisi nga një koncert i yni në plazhin e Rio De Zhaneiros. I kërkova Martin nëse mund të vinte poshtë dhe të filmonte një film dhe ai m‘u përgjigj se kishte nevojë të filmonte diçka më intime. Kështu zgjodhëm "Beacon Theatre" në Nju Jork.
Scorsese. Bëmë të pamundurën për të pasur një energji të jashtëzakonshme në shfaqen direkte. Për mendimin tim grupi është një energji e pashtershme, kjo është edhe një nga arsyet që kanë arritur të mbijetojnë edhe sot. Fillimisht kemi menduar që filmit t‘i japim një ngjyrim tregimi. Në një farë mënyre jemi munduar të lidhim "Rolling Stones" me New York City — mund të kishim shumë skenarë të ndryshëm — por me gjithë sinqeritetin pas 40-45 vjetësh dhe shumë regjisorë që kanë punuar me "Stones", çfarë mund të shtonin tjetër? Ka mbetur ndonjë gjë?
Watts. Në film vlerësoj thjesht faktin që nuk është i mërzitshëm, siç ndodh shpesh për këto lloj filmash. Gjithçka është çështje montazhi. Duket qartë se pas tij qëndron një regjisor, jo thjesht një operator i cili filmon grupin në skenë. Ky është një film dhe mendoj se Mick është një yll i vërtetë. E kam parë tek luante me grupe të tjera dhe në ndonjë video. Sinqerisht nuk e kam vënë re në koncert, kur luajmë së bashku, kjo është hera e parë. Për ta kuptuar këtë mjafton shikimi i Lisa Fisher, këngëtares, kur kërcen me të në këngën e tretë. Mick lëviz mbi skenë njësoj si Fred Astaire.
Richards. Charlie, Ronnie dhe unë, nuk bëjmë gjë tjetër veçse të krijojmë një rrjet sigurie për Mick. Ndonjë herë e ka të vështirë t‘i kapë gjërat dhe e humbet komplet ritmin, këndon në një shkallë ndryshe. Atëherë unë dhe Charlie e shohim njëri-tjetrin në sy, ndryshojmë ritëm dhe Mick akordohet. Mick e di që prish gjithçka. Sinqerisht, pas gjithë këtyre viteve nuk e di se çdo të kisha bërë pa të! Megjithatë, të gjithë jemi angazhuar me punë dhe kemi luajtur shumë mirë "Shine a Light".
Jagger. Puna për një filmi-koncert nuk ndryshon shumë nga ajo e një filmi artistik. Ishim shumë të përgatitur. Keith na mblodhi të gjithëve dhe na shpjegoi se si aktrohej. Tashmë ai është një yll i "Piratit të Karaibeve".
Richards. Po është e vërtetë, tani jam në pritje të ndonjë roli të bukur. Do të shohim nëse Johnny Depp do të më caktojë një pjesë në episodin e serisë së ardhshme. (Qesh). Jo, bëj shaka, në të vërtetë nuk më interesojnë këto lloj gjërash.
Watts. Në fakt, duke punuar me Marty, nuk është e nevojshme të marrësh leksione aktrimi.
Wood. Vërtet, Marty është i jashtëzakonshëm. Kam mësuar shumë duke xhiruar me kamerën e tij.
Jagger. Çfarë ekzaktësisht?
Wood. Kam mësuar që jo gjithçka varet te përgatitjet e koncerteve. Materiali shihet dhe përzgjidhet nën drejtimin e Marty-t.
Scorsese. Montazhi i David Tedeschi është fantastik. Koncerti bëhet një koreografi, vallëzim, skulpturë në lëvizje. Ajo që vlerësoj më shumë nga dokumentari është spontaniteti, i cili nuk ka të paguar. E adhuroj momentin kur producenti i shpjegon Charlie që e pret një tjetër "meet and greet" me rreth 30 persona. Charlie thotë se është një veteran në takimet me fansat dhe producenti i përgjigjet: "Jo, ti ke takuar Presidentin, tani duhet të takosh njerëz të tjerë". Është tepër zbavitëse.
Watts. Nuk e di pse kanë futur në film takimin me ish-presidentin Klinton. Për mendimin tim është diçka idiote, sepse ajo kategori njerëzish nuk e njeh rock‘n‘roll.
Jagger. Dikur Klinton luante në saks (qesh). Të gjithë politikanët i bien një instrumenti. Huckabee, ish-guvernatori i Arizonës, i bie kitarës. Nuk beson në evolucion, por i bie kitarës. Mburret gjithmonë se e ka shpëtuar nga burgu Keith, pasi ka thyer rregullat e qarkullimit rrugor në Arkansas.
Wood. Duhet të ketë ndodhur mes rrugës nga Memfis në Dallas, na arrestuan për rrugaçëri, Keith po ecte ngadalë. Kjo gjë ishte shkruar. Qëndruam një natë në dhomat e paraburgimit.
Jagger. Është qesharake të shohësh filmimet e vjetra, për shembull kur më pyesnin nëse do të vazhdonim të jepnim koncerte dhe të bënim turne në moshën 70-vjeçare. Atëherë isha i ri dhe përgjigjesha pa hezituar, "Po".
Watts. Është e çuditshme që pas gjithë kësaj kohe grupi nuk ka pasur tensione. Edhe pse, të themi të vërtetën, është më mirë të mos futesh mes Mick dhe Keith. Janë si vëllezër dhe për pasojë kanë përballje shumë të ashpra, por më pas gjithçka kalon. Sekreti që shkojmë mirë me njëri-tjetrin është sepse nuk kalojmë shumë orë bashkë. Edhe kur isha një djalosh i papjekur, nuk mendoja kurrë për grupin. Jeta ime, e ndarë prej "Rolling".
Wood. Po është e vërtetë, mundohemi që pas koncerteve të rrimë larg njëri-tjetrit.
Jagger. Është e vërtetë. Kjo është më e mira, apo jo? Edhe pse Ronnie ka bërë një pishinë të re dhe takohemi shpesh, unë nuk mendoj kështu.
Richards. Arritëm deri në atë pikë sa po ndaheshim, por më pas Mick u bind dhe bënte çfarë i thoshim.
Scorsese. Është fantastike që "Rolling Stones" janë sërish së bashku dha vazhdojnë të bëjnë turne anembanë botës. Për filmin kemi filmuar dy koncerte, në dy mbrëmje të ndryshme dhe të gjitha skenat e filmit i referohen natës së dytë. Skaleta është bërë në kohë reale, veçanërisht kur mbaron shfaqja e Buddy Guy dhe ato sulmojnë menjëherë Tumbling Dice. Buddy Guy ishte i mrekullueshëm, si të gjitha çastet e asaj mbrëmjeje.
Richards. Buddy është i jashtëzakonshëm. I kam dhuruar kitarën time, nuk ishte diçka e programuar. Ishte aq i zoti, sa që kur mbaroi, shkova tek ai dhe i thashë: "Mik, merre. Është e jotja".
Jagger. Kishim luajtur edhe më parë me Buddy Guy dhe menduam se ishte i mrekullueshëm ta ftonim sërish. Për sa u përket artistëve të tjerë që kemi pasur të ftuar, Jack White i ka hapur edhe herë të tjera koncertet tona. Është mirë nëse i njeh më parë njerëzit. Ndoshta Christina Aguilera mund të mos na e mbushë mendjen, por ka një zë fantastik.
Watts. Për mendimin tim, Christina Aguilera është mrekullueshme, sepse shpesh herë vajzat bllokohen kur kërcejnë me Mick. Kemi pasur këngëtare të tjera shumë të zonja, mes tyre të dashurën tonë, Amy Winehouse, edhe pse mendoj se këto kohë nuk ka qenë shumë në formë, por asnjëherë nuk kanë qenë më të zonja sa Christina.
Richards. Duket se Amy e ka marrë paksa veten kohët e fundit dhe për këtë jam i lumtur.
Wood. Mendoj se me njerëz si Britney dhe Amy, duhet të kryqëzosh gishtat dhe të shpresosh që do të largohen.
Jagger. Nuk dukesh shumë i emancipuar, apo jo Ronnie? Janë gjëra që ndodhin, por nëse e bën krahasimin me kohërat tona, njerëzit kishin më pak informacion mbi drogat, nuk kishte qendra rikuperimi, ose më mirë kishte, por unë nuk dëgjova kurrë të flitej për to.
Wood. Kush shkonte atje, quhej i çmendur.
Jagger. Nuk kishte mjete dhe mënyra që janë të disponueshme sot. Njerëzit duhet t‘ia dilnin mbanë vetë, pa asnjë lloj ndihme.
Wood. Është qesharake. Pikërisht dje po flisja me Neil Young, se si kam arritur të mbijetoj. Pyes veten se si ndodhemi akoma këtu.
Jagger. Për të mbijetuar, mbijeton, por varet se në çfarë gjendjeje ke dalë nga ajo që ke kaluar.
Wood. Nuk e di se në ç‘mënyrë mund ta ndihmojë Britney-n. Gjynah e shkreta!
Jagger. Është shumë simpatike. Më kujtohet se e shihnim gjithandej kur bënim promocionin për filmin. Jam i befasuar, por nuk më shqetëson aspak fakti nëse fëmijët e mi do të dëgjojnë muzikën e Amy Winehouse, apo Pete Doherty. Megjithëse po ta mendosh mirë, shqetësohem që ç‘ke me të.
Richards. Nuk mund të them se i dëgjoj shumë artistët e rinj. Nuk jam shumë i dhënë pas muzikës kompjuterike, më pëlqen ajo e vërteta. Jam i lumtur që sot ka edhe shumë grupe që luajnë muzikë të bukur së bashku. Sot ka shumë grupe, ndryshe nga atëherë kur ishim vetëm ne dhe Beatles. Por mendoj se do të bëjmë një album tjetër, pasi të mbarojmë promocionin për këtë film.
Watts. Mendoj se është më mirë që të mos bëjmë pushime. Më duket se sa herë që ndalojmë, sëmurem. Herën e fundit u diagnostikova me tumor në fyt. Bëj ushtrime fizike, nuk pi duhan apo alkool, por ja që më ndodhi mua dhe jo të tjerëve. Mendova se më kishte ardhur fundi. U shtrova në spital dhe tetë muaj më vonë Mick më thotë se kishin në program një album të ri që do të niste pasi të isha shëruar. Por ndërkohë, shokët kishin shkruar këngët dhe kur u shërova incizuam "A Bigger Bang", pastaj më vonë nisëm një turne dyvjeçar.
Richards. E dashurojmë atë që bëjmë. Është shumë e thjeshtë. Jemi qetësuar shumë në krahasim me më parë. Tani jeni artistë rroku me rrudha në fytyrë, por me energji të madhe. Ndoshta varet nga fakti se ha shumë pak? Sinqerisht do të vazhdoja ta bëja këtë lloj pune, edhe sikur të isha i paralizuar në një karrige me rrota.