Klintonët, 109 milionë dollarë të ardhura 8 vitet e fundit
Senatorja Hillari Rodam Klinton dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, të premten dorëzuan të dhënat mbi taksat, nga ku u mësua se gjatë tetë viteve të fundit kanë fituar jo pak, por plot 109 milionë dollarë. Shumë që kujtdo do t‘i dukej e pabesueshme në vitin 2001, kur u larguan nga Shtëpia e Bardhë me shumë pak para mënjanë dhe me gjyqe disa miliona dollarësh.
Pjesa më e madhe e kësaj shume ka ardhur falë fjalimeve dhe librave të shkruar nga të dy bashkëshortët. Shuma totale e përftuar nga këto aktivitete është 92 milionë dollarë, ku përfshihet edhe një paradhënie prej 15 milionë dollarësh - më e madhe nga ç‘mendohej fillimisht - për autobiografinë e Billit me titull "Jeta ime". Axhenda shumë e ngjeshur e fjalimeve, leksioneve dhe diskutimeve të ish-presidentit, ku vendin e parë e zënë fjalimet, të cilat paguhen jo më pak se 250 mijë dollarë, i kanë sjellë çiftit 52 milionë dollarë të tjerë.
Gjatë kësaj kohe Klintonët kanë paguar taksa me vlerë 33.8 milionë dhe kanë pretenduar zbritje të ndjeshme falë 10.2 milionë dollarëve që kanë dhuruar në formën e donacioneve bamirëse. Kontributet kanë shkuar për llogari të një fondacioni të ngritur dhe të kontrolluar nga familja, i cili deri tani ka shpenzuar gjysmën e shifrës. Pjesa më e madhe e donacioneve janë bërë gjatë vitit të shkuar, pasi Hillari vendosi të kandidonte për postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Deklarata mbi taksat e paguara për tetë vitet e fundit nga ana e zonjës Klinton u lëshua të premten mbrëma, tamam kur kandidatja demokrate po përvesh përsëri mëngët për të mos u shkëputur nga kundërshtari i saj, senatori me ngjyrë, Barak Obama, i cili i ka deklaruar të ardhurat për të njëjtën hapësirë kohore pak kohë më parë.
Ballafaqimi i të ardhurave mes dy kandidatëve kundërshtarë - nga ku u zbulua se Klintonët përfshihen në shtresën më të pasur të amerikanëve (1 për qind e tyre ose rreth 14 mijë e 5 qind qytetarë) - erdhi pikërisht ditën kur Hillari propozoi krijimin e një posti në kabinet me qëllim të vetëm luftimin e varfërisë.
Gjatë deklarimit të të ardhurave për tetë vjet, plus një përmbledhje të fitimeve për vitin që shkoi, zëdhënësit e fushatës së senatores Klinton nënvizuan se çifti i ka bërë publike të gjitha prurjet financiare të familjes që nga koha kur Bill Klinton ishte guvernator në Arkansas. As Obama nga Ilinoisi dhe as senatori Xhon Mek Kein nga Arizona (kandidati zyrtar i republikanëve) nuk kanë paraqitur të dhëna financiare për vitin 2007, ndërkohë që Mek Kein nuk e ka bërë këtë as për vitet e shkuara.
"Klintonët tani publikuan taksat e paguara gjatë 30 viteve të fundit, gjë që e kanë bërë shumë pak individë që punojnë në shërbim të publikut", tha Xhei Karson, një prej zëdhënësve të stafit zgjedhor të Hillari Klinton. "Asnjë prej kundërshtarëve të Hillari Klinton në garën presidenciale nuk i ka ofruar publikut të dhëna kaq të detajuara mbi të ardhurat personale".
Të dhënat mbi taksat e paguara nga Barak Obama, treguan se për vitin 2006, ai bashkë me të shoqen, kanë fituar rreth 1 milionë dollarë, më së shumti falë librave të shkruar prej tij. Sindi, bashkëshortja e senatorit Mek Kein, trashëgimtare e një rrjeti prodhimi dhe tregtimi të birrës, mendohet se zotëron dhjetëra miliona dollarë, por shuma e saktë nuk është bërë kurrë e ditur.
Gjatë një fjalimi të mbajtur përpara konventës së Demokratëve të Dakotës së Veriut të premten, Hillari Klinton kritikoi ashpër masat e administratës Bush për zvogëlimin e taksave. Sipas saj, një masë e tillë favorizonte vetëm të pasurit. Pas kësaj, gjatë konventës iu referua edhe deklarimit të të ardhurave të publikuara nga ajo dhe i shoqi më herët gjatë po asaj dite.
"Tani, mos më keqkuptoni, unë nuk kam absolutisht asgjë kundër të pasurve", tha gjatë fjalimit. "Është fakt i pakundërshtueshëm që im shoq, për habinë time dhe të atij vetë, ka fituar shumë para që kur është larguar nga Shtëpia e Bardhë, duke bërë atë që i pëlqen më shumë në jetë: t‘u flasë njerëzve. Por nuk i kërkuam Xhorxh Bushit të na pakësonte taksat. Nuk e duam këtë reduktim dhe nuk qemë ne që e kërkuam".
Megjithëse nuk ekziston asnjë ligj që t‘i detyrojë kandidatët të deklarojnë të ardhurat, është bërë praktikë e zakonshme që nga vitet shtatëdhjetë, vetëm se normalisht këto lloj deklarimesh bëhen pasi kandidati zyrtarizohet si përfaqësues i partisë në zgjedhje dhe jo gjatë fazës paraprake.
Deklarata ofron të dhëna mjaft të detajuara mbi gjendjen financiare të familjes Klinton që nga viti 2000, kur i kishin bërë publike për herë të fundit të ardhurat, por njëherësh vlejnë edhe për të kuptuar sa shumë fiton një ish-president. Kjo pasi është rasti i parë kur bashkëshortja e një presidenti vendos të kandidojë për postin e Presidentit të vendit, gjë që e ka shtyrë të bëjë publike çdo cent të familjes.
Në fakt, që nga çasti kur Hillari shpalli publikisht vendimin për të kandiduar për postin e Presidentit të vendit, janë ngritur periodikisht kritika që i shohin aktivitetin fitimprurës dhe filantropik të të shoqit në konflikt të drejtpërdrejtë interesi (etik) me pozicionin e saj, në rast se do arrinte të fitonte zgjedhjet. Mes tyre, veçanërisht i përfolur është bashkëpunimi i Billit me Ronald W. Burkle, miliarderin e bursave dhe supermarketeve. Marrëveshjet ku janë të përfshirë të dy përfshijnë investimin e parave për llogari të qeverisë së Dubait dhe blerja e një buqete aksionesh nga një kompani mediatike kineze.
Më parë Klinton nuk kishte publikuar nga bashkëpunimi në fjalë, por të dhënat që vijnë nga deklarimi i taksave tregojnë se që nga viti 2002, falë tij ka fituar të paktën 12 milionë dollarë, dhe ndoshta edhe 15 milionë të tjera nga paga që merr si këshilltar i miliarderit.
Mungesa e qartësisë i detyrohet faktit se Klintonët kanë deklaruar vetëm një përmbledhje të të ardhurave për vitin 2007, ku përcaktohen 2.7 milionë të ardhura partneriteti, por pa përcaktuar saktësisht individët me të cilët ndahet bashkëpunimi. Duke u bazuar te të ardhurat e një viti më parë, mendohet se ajo shumë vjen pikërisht nga partneriteti me kompanitë "Yucaipa" në pronësi të miliarderit Burkle.
Që nga viti 2002, ish-presidenti ka kryer rolin e këshilltarit në sektorin e investimeve, si dhe ka ndihmuar lëvrimin jashtë dhe brenda kufijve të një numri të madh fondesh për llogari të kompanive "Yucaipa" (bëhet fjalë për një nga dy detyrat e këshilltarit, që pranoi me të lënë detyrën e Presidentit). Zëdhënës zyrtarë të familjes kanë bërë me dije se Billi do të shkëpusë çdo marrëdhënie me kompanitë e miliarderit, në rast se e shoqja fiton statusin e kandidates zyrtare për Partinë Demokratike. Sipas tyre, këtë e bën për të shmangur çdo lloj konflikti të karakterit etik.
Marrëveshja tjetër për konsulencë e Billit është ajo me kompaninë "InfoUSA", e specializuar në grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave financiare. Zotërohet nga një mik i afërt i ish-presidentit, i quajtur Vinod Gupta, i cili i ka paguar 3.3 milionë dollarë në këmbim të konsulencës. Sipas të dhënave të ofruara falë dokumentacionit të grumbulluar gjatë një çështje gjyqësore kundër Vinod Gupta, mësohet se Klintoni nisi bashkëpunimin me këtë kompani në vitin 2003. Aksionerët e tjerë e akuzonin mikun e Billit për shpenzime të pajustifikueshme dhe se kishte çuar dëm paratë e kompanisë në marrëveshje konsulence apo udhëtime me avionë privatë për Klintonët.
Nga deklarimet e së premtes nuk mund të mësohet me saktësi sa ka fituar Bill Klinton nga bashkëpunimi me kompaninë "InfoUSA", por falë një përmbledhjeje të vitit 2007 mësohet se qenë paguar nga kompania e mikut të ngushtë 400 mijë dollarë.
Deklarata e të ardhurave tregon më së qarti se Billit i kanë shkuar gjërat për mrekulli që nga çasti kur la detyrën e Presidentit. Vetëm gjatë vitit të parë, falë fjalimeve dhe shkrimeve në cilësinë e qytetarit të thjeshtë, fitoi plot 13.7 milionë dollarë, shumë larg 416 mijë dollarëve të një viti më parë.
Që atëherë, zoti Klinton ka fituar 29.6 milionë dollarë falë publikimit të dy librave, "Jeta ime" dhe "Të japësh", ndërkohë që zonja Klinton ka fituar 10.5 milionë dollarë nga librat "Të jetosh historinë" dhe "Duhet një fshat". 1.1 milionë dollarë të fituara nga shitja e librave i ka dhuruar për bamirësi.
Bill Klinton fitoi vitin që shkoi 6.3 milionë dollarë nga libri "Të japësh", një vepër mbi filantropinë. Edhe ai ka dhuruar 1 milion nga të ardhurat për motive bamirësie. Në libër Billi ekspozon formulën e vet mbi donacionet bamirëse, duke u këshilluar të gjithëve të dhurojnë pesë për qind të të ardhurave për të ndihmuar të tjerët. "Në rast se të pasurit e Amerikës do pranojnë të dhurojnë një përqindje të tillë, shkruan ai në libër, jam i bindur se do të shpërthejë një bum donacionesh të bëra nga amerikanë me të ardhura më modeste".
Ritmi i shpenzimeve të Klintonve për veprimtari bamirëse, që arriti kulmin vitin që shkoi, me 3 milionë dollarë, nuk ka qenë gjithnjë në raport të drejtë me të ardhurat e tyre familjare. Ka ndodhur jo rrallë që të mos e kenë respektuar normën prej pesë përqindësh.
Për shembull, në vitin 2002 kanë deklaruar 9.5 milionë të ardhura dhe kanë dhuruar vetëm 115 mijë për të ndihmuar të tjerët. Gjatë viteve që pasuan kanë derdhur shumë para në fondacionin e familjes, i cili nuk e ka shpërndarë ende pjesën më të mirë të tyre.
Klintonët përfituan një reduktim taksash në vitin 2004, falë 2.5 milionë dollarëve që dhuruan për qëllime bamirësie, 2 milionë të të cilëve i kaluan fondacionit të familjes. Megjithëse nuk janë lëvruar akoma, duke u deklaruar si të hequra mënjanë për t‘u dhuruar në një fazë më të vonë, nga kodi i taksave konsiderohen si donacione. Atë vit fondacioni u dhuroi vetëm 221 mijë dollarë shoqatave bamirëse.
Një përfaqësues i familjes bëri me dije se nga deklarimet e mëtejshme të taksave do të mësohet që 3 milionë dollarët, të cilat iu kaluan fondacionit vitin që shkoi, janë dhënë që të gjitha në drejtim të shoqatave të tjera bamirëse.