E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadoret: Hiqni imunitetin, gjykime të pandërprera

TIRANE- Ndërkombëtarët kërkojnë heqjen e imunitetit për gjyqtarët. Në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe EURALIUS u vu në dukje domosdoshmëria e rishikimit të Kodit të Procedurës Penale.
Në tryezë të rrumbullatë Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, zv ambasadori i Luigi Brusse, Zv kryetari I KLD-së Kreshnik Spahiu, Kryeprokurorja Ina Rama Ministri I Drejtësisë dhe gjyqtarë e prokurorë kanë ndalur diskutimin në “Parimin e gjykimit të pandërprerë, afatet hetimore dhe rregullat e marrjes së provave dhe imuniteti i gjyqtarëve si garanci për një gjykim të drejtë.
“Koha që Kodi i Procedurës Penale të rishikohet”- nënvizoi ambasadori amerikan.

Aleksandër Arvizu tha gjithashtu se "afatet kohore të hetimeve janë tepër të shkutra dhe nuk lejojnë hetime të mirëfillta sidomos në cështje të korrupsionit apo të krimeve.” Shqetësuese janë dhe gjykimet që kalojnë në një proces të gjatë.

Si ambasdori amerikan ashtu dhe përfaqësuesi I BE-së vunë theksin në heqjen e imunitetit të gjyqtarëve. “Shqipëria e vetme që ka imunitet të gjerë” tha Arvizu. “Duhet hequr imuniteti i gjyqtareve. Kodi i Ri duhet të trajtojë njësoj të gjithë"

INA RAMA: KODI I RI TE GARANTOJE PUNEN E PROKURORIT, IMUNIETI SHMANG NDESHKIMET
Kryeprokurorja Ina Rama në një zë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale tha se "Kodi i ri duhet të garantojë dhe të lejojë prokurorin në marrjen e provave dhe gjatë hetimeve të fshehta.Gjithashtu duhet të ketë mekanizma ligjorë për të garantuar gjykimin e pandërprerë. 
“Imuniteti mbetet problematikë”,dhe “shmang ndëshkimet”- nënvizoi kryeprokurorja.Rama shprehu shqetësimin se ka praktika gjyqësore të ndryshme për cështje të ngjashme dhe duhet unisimi i praktikës gjyqësore. Duhet të thirren Kolegjet e Bashkuara për të arritur një unisim që të gjithë të hetohen dhe gjykohen njëlloj në cdo fazë të procesit penal.

(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›