Videoja,Prifti sërish në prokurori për 70 mije eurot
TIRANE- Deputeti pa imunitet Dritan Prifti do të thirret sërish në Prokurorinë e Përgjithshme për të dhënë shpjegime hetuesve lidhur me videon e dytë ku vetë ish-ministri i Ekonomisë shfaqet së bashku me ish-vartësin e tij, ish-zv/ministrin Leonard Beqiri duke ndarë një shumë të majme parash prej 70 mijë eurosh. Lajmi behet i ditur nga Tv NEWS24
Prifti, i cili denoncoi ish-zv/kryeministrin Ilir Meta për afera korruptive, pasi me parë e kishte filmuar në zyrën e tij, në atë që u cilësua si skandali "Meta - Prifti", është vënë nën akuzë për korrupsion pasiv.
Ne videon e dorezuar nga Prifti ekspertët amerikanë zbuluan dhe një tjetër video, që Dritan Prifti e kishte fshirë. Në këtë video Dritan prifti shfaqet së bashku me ish-zv\ministrin e METE Leonard Beqiri, ku ndahej një shumë prej 70 mijë eurosh.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)