E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorët Lohan dhe Montobio, sërish sot në zyrën e Topit për krizën politike

Tiranë, 29 janar, NOA Ambasadori spanjoll në
Tiranë, Manuel Montobio, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së BE dhe
ambasadori i Komisionit Evropian Helmut Lohan, po zhvillojnë një
takim me kreun e shtetit shqiptar në zyrën e tij për të diskutuar situatën
politike në vend.

Ky takim mes palëve zhvillohet një dite pas
miratimit të rezolutës në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës.Ajo rekomandonte një paketë masazh për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Vetëm para një jave sërish këta dy përfaqësues
të Bashkimit Europian në Tiranë paraqiten para presidentit Topi, duke kërkuar
sa më parë zgjidhjen e krizës.

Takimi pararendës me dy nga përfaqësuesit
kryesorë të faktorit ndërkombëtar në vendin tonë u krye konkretisht më datën 19
janar, ku temë kryesore e bisedimeve ishte situata politike në vendin tonë.

Ndërka, kreu i delegacionit të Komisionit
Europian, Helmut Lohan, ka deklaruar dje në një takim me ministren e
Integrimit, Majlinda Bregu se është koha ti jepet fund staniacionit politik në
Shqipëri.

Nevojitet që të kthehet sa më parë demokracia
parlamentare funksionale. Ne do të mirëpresim hapat që do të ndërmerren për
zgjidhjen e kësaj çështje sa më parë, ka pohuar Lohan pas takimit me Bregun
dje.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›