E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufiri ujor, Bakojanis sulmon Ramën

Ish-ministrja

Ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, akuzon haptas liderin e opozitës shqiptare, Edi Rama, për prishjen e paktit të ujërave. “Së pari shpreh keqardhjen për anulimin prej gjykatës shqiptare të kësaj marrëveshjeje. Unë akuzoj qeverinë e re greke të PASOK, që nuk e dërgoi marrëveshjen për ratifikim në Parlament, pasi ajo ishte shumë e rëndësishme për Greqinë. Madje, gjatë kohës që unë drejtoja Ministrinë e Jashtme, u mundova ta përfundoja atë sa më shpejt të ishte e mundur. Kjo marrëveshje duhej të dërgohej në Parlamentin grek që javën e parë që ai u hap, me qëllim krijimin e një atmosfere pozitive, e cila do të pengonte këtë fund aspak të këndshëm”, u shpreh Bakojanis. Sipas saj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë është nxitur nga ekstremistët shqiptarë, me të cilët është bashkuar kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama. “Së dyti, anulimin e marrëveshjes e kërkuan grupime ekstremiste në Shqipëri, ndaj përgjegjësia e Partisë Socialiste të Shqipërisë është se lideri i saj, Edi Rama, u bashkua me këto forca. Madje, ai e deklaroi kontestin e tij që prej datës 15 tetor të vitit të kaluar. Më vjen keq që partia simotër e PASOK nuk mundi të kalojë stereotipat dhe të bjerë dakord me këtë marrëveshje”, ka nënvizuar Bakojanis.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›