E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen dy të kërkuar, akuzohen për plagosje në bashkëpunim

Elbasan, 29 janar, NOA Dy persona që ishin
shpallur në kërkim, kanë mundur të bien në prangat e forcave të policisë së
Elbasanit pas një aksioni të organizuar prej këtyre të fundit. Lajmi i
konfirmuar për agjencinë e Lajmeve NOA tregon sesi të ndaluarit janë Durim
Paja, 29 vjeç dhe Indrit Metani, 28 vjeç; që të dy lindur e banues në fshatin
Shushicë të Elbasanit.

Mësohet se personat janë shpallur në kërkim
pasi ndaj tyre ekzistonte e vendosur nga gjykata masa e sigurimit Arrest në
burg.

Që të dy akuzohen për veprën penale Plagosje
e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim, e cila parashikohet nga neni 88 e 25
të Kodit Penal.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit
për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›