Berisha: Topi negociator për bojkotin, skam paragjykime. Ulem dhe me Ramën

Kufiri
me Greqinë do ecë përpara
Topi
negociator, skam paragjykime
Berisha:
Bojkotin nuk e do Evropa
Tiranë, 29 janar, NOA Update Nëse
presidenti i Republikës e gjykon se mund të bindë z. Rama për tu përshtatur me
rregullat themelore të shtetit ligjor, siç është respektimi i vendimit të
gjykatave për zgjedhjet, është i mirëpritur të ketë negociator mes nesh.
Kështu ka pohuar kryeministri Berisha gjatë
konferencës së tij për shtyp, duke pohuar se është gati të ulet që nesër edhe
me Ramën në tryezë për negocim mbi zgjidhjen e krizës.
Unë nuk refuzoj asnjë negociator, cilido qoftë
ai, pasi interesi i vendit është që opozita të hyjë në parlament, tha ai duke
iu referuar konkretisht presidentit Topi si kandidaturë për të qenë në mes të
zgjidhjes së krizës politike.
Por kam konstatuar që asnjë nuk ka pranuar
kurrë që të pranojë rinumërimin e votave dhe shqyrtimin politik të vendimit të
gjykatave dhe është vërtetetuar se kjo është e papranueshme, tha më pas ai.
Në fund, Berisha shtoi se si kryetar i Këshillit
të Lartë të Drejtësisë, Topi ka deklaruar se nuk mund të konceptojë të merret
me vendimin e gjykatave, duke nënkuptuar në këtë mënyrë se ai është krah tij në
këtë sipërmarrje politike.
n.e/NOA Më shumë: Kryeministri:
Marrëveshja e Ujërave me Greqinë, do ecë para
Berisha:
Topi negociator për bojkotin, skam paragjykime. Ulem dhe me Ramën
Berisha
Ramës: Bojkoti nuk pranohet, e thanë dhe miqtë e tu evropianë