E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mavraj kthen mendje, Gjermania s'arrihet

Mergim Mavraj shenoi nje gol ne porten e tij gjate ndeshjes se fundit te Bokumit, me Bajernin e Mynihut. Qendermbrojtesi i ekipit te Bokumit, pavaresisht autogolit, vleresohet si nje nder me te miret ne radhet e ketij ekipi. Mesohet se Mavraj ka nisur bisedimet paraprake me kuqezinjte, per te veshur fanellen e ekipit tone kombetar. Mergim Mavraj ka dy alternativa, ate te kombetares se Gjermanise dhe te Shqiperise. Kuqezinjte jane interesuar prej kohesh per te fituar sherbimet e kosovarit, por Mavraj synonte fanellen e kombetares se Gjermanise. Nisur nga konkurrenca e larte per nje vend titullari, Mavraj ka ndryshuar mendje dhe eshte ne pritje te fteses se Josip Kuzhe, nese kroati do ta konsideroje te vlefshem, per te ardhmen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›