E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi, "bomber" me 10 gola ne Austri

Hamdi Salihi ka shenuar 10 gola gjithsej, duke u renditur aktualisht ne vend te dyte, ne kampionatin austriak te futbollit. Salihi ka shenuar gjithsej 10 gola, nje shifer qe tregon se rendimenti i sulmuesit shqiptar eshte me i larte, krahasuar me lojtaret e kombetares sone, edhe me sulmuesit e tjere qe luajne ne kampionatin e Austrise. Gjithsesi sulmuesi i kombetares sone ka kete sezon, shansin e pare ne karriere, per te fituar titullin e pare kampion pas kater edicionesh ne Austri. Salihi, i njohur ndryshe si "bomber", per faktin se shenon vazhdimisht, kaloi te Rapidi i Vjenes, pak jave pas fillimit te kampionatit. Rapidi kryeson kampionatin, dy pike para Salsburgut kampione ne fuqi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›