"Muzeumet si shpirti i popullit"
Intervista/Valeria Li Vigni, drejtoresha e Muzeut Historik-Natyror ne Sicili, flet per "KJ". Ajo jep mesim ne Sicili, ne lenden e Muzikologji-Etnoarkeologjise, lende te cilen e meson edhe ketu ne Tirane, per studentet e Unviersitetit Europian te Turizmit. Me poshte, Valeria Li Vigni, e dashuruar me historine dhe natyren, pas se cilave perpiqet te jape shpjegimin e saj ne lidhje me traditat qe kane ekzistuar ne kohe dhe hapesire ne nje territor te caktuar, jep disa keshilla se si ne vendin tone mund te aplikohen muzeumet si qendra per interpretimin e territorit. Behet fjale per muze ku kultura, natyra, antropologjia, arkeologjia, etnografia etj., shkrihen se bashku per te transmetuar te vizitoret "shpirtin" e te pareve te tyre dhe qe nxisin turizmin e qendrueshem.
Se pari, cili eshte qellimi i ardhjes suaj ketu, duke qene se ju jeni drejtoreshe e muzeut historik-natyror ne Sicili?
Po, sikurse e thate edhe ju, une jam drejtoreshe e muzeut historik-natyror ne Sicili. Behet fjale per nje muze te ri rajonal, qe ka lindur me qellim per te sherbyer si nje qender e interpretimit te territorit; nje qender ku te ruhen kujtimet, ku te punohet me shtigjet e kultures se Sicilise, trashegimine kulturore, duke e lidhur me itinerare te tjera natyrore, antropologjike, arkeologjike dhe kulturore, per te shprehur me mire ate qe eshte aktiviteti ne kete territor dhe shpirti i ketij populli. Jemi ftuar qe te komunikojme aktivitetin qe zhvillojme atje, prane Universitetit Europian te Turizmit. Motivi eshte i qarte, te shpjegojme ate qe eshte eksperienca jone, pra menyren se si jane ngritur keta muze, te cilet kane lidhje me projekte te tjera ne Europe dhe operon me muze te tjere te ketij lloji ne Evrope, ne lidhje me ceshtje si restaurimet, vleresimit te itinerareve te turisteve etj.
Si ka evoluar koncepti i muzeumeve, nga shume vite me pare, bashke me mesazhin qe kerkojne keto institucione te transmetojne?
Njehere e nje kohe, jemi te gjithe te ndergjegjshem se muzete kane qene statike, ndaj edhe nuk komunikonin ne publikun, madje mund t'i merzisnin vizitoret e tyre. Shikoni, ideja e muzeumeve ka ndryshuar shume nga muzeumet e para qe datojne rreth viteve 1700. Aso kohe, ato ishin te rezervuar vetem per dhomat e pak zoterinjve te pasur, qe mund t'i lejonin vetes luksin e mbledhjes dhe konservimit te disa objekteve me vlere. Atehere mund t'i shijonin vetem ata, por me Revolucionin Francez, ideja e muzeut ndryshoi, duke e bere ate me te hapur per popullin, duke qene didaktik dhe duke i dhene akses te gjitheve. Ne Itali, ideja e muzeumeve ka qene e konsoliduar ndryshe, per shkak se Italia eshte nje muze i hapur ne natyre, sic duhet te jete edhe Shqiperia, e cila ka per te percuar shume pasuri natyrore, memorie arkeologjike dhe te trashegimise kulturore. Ne kete aspekt, muzeu duhet te integrohet duke bere qe pasuria e trashegimise kulturore te jete nje rrotull zhvillimi per vendin.
Kriza e muzeve qe lindi rreth vitit 2000, na beri qe te pyesim veten se cfare duhet te jene muzeumet dhe cfare duhet t'u transmetojne turisteve. Keshtu, ne perpiqemi te kuptojme permes nje objekti arkeologjik, kontekstin dhe vendin ku ai ku lindi, per c'arsye mjedisore u krijuar, te shpjegojme periudhen dhe kulturen qe shoqeronte kete objekt etj. Vizitoret mund te lexojne psh., historine e nje relikeje anijeje, nese jepen te dhena se perse eshte ndertuar ajo anije, e c'lloji ishte, tregtare, pushtuese etj., dhe me cfare merreshin ne ate kohe lundertaret. Kjo behet per te kuptuar se cfare ndodh sot, mbi menyren se si njeriu ka zhvilluar teknologjine, si ka ndikuar mbi natyren dhe traditat. Mesazhi qe do te jape muzeu eshte te ruhet memoria kulturore, por duhet te jemi te kujdesshem, sepse natyra mund te demtohet nga reagimet tona. Mesazhi eshte qe te ruajme natyren, pemet, speciet ne zhdukje etj.
Keto lloj muzeumesh qe ju flisni, jane pak a shume te ngjashem me eko-muzeumet?
Eko-muzete ngrihen ne nje ambient qe perkufizohet ne nje muze, dhe perfshijne aktivitete qe perfshijne gjithe komunitetin. Nderkaq, muzeu qe kemi ngritur ne eshte muzeu qe shnderrohet ne nje qender per interpretimin e territorit dhe ka nje natyre shumedisiplinare: arkeologjike, natyrore, antropologjike etj., disiplina keto qe bejne te mundur shpjegimin e trashegimise se atij territori. Per ne eshte thelbesore te transmetohet "shpirti" i atyre njerezve qe kane jetuar ne ate territor, i cili eshte nje "shpirt" i ndryshem nga popujt e tjere, per shkak te karakteristikave ne te cilat eshte zhvilluar. Vetem ata qe e kane jetuar, qe e kane dashur dhe qe e kane zhvilluar ne kohe dhe hapesire kete "shpirt", mund te jene ne gjendje ta transmetojne ate.
Keni vizituar muzeume ne Shqiperi dhe c'mendim keni per to?
Kam vizituar Muzeun Historik Kombetar ketu ne Tirane dhe ate te Skenderbeut ne Kruje. Mendoj se jane muzeume te rendesishem qe nuk duhen te ndryshojne, pasi komunikojne permes afreskeve, objekteve etj., qe jane pjese e tradites, por duhet te lidhen me muzeume te tjere ne Evrope qe interpretojne territorin ne 360 grade te tij. Shpreh bindjen se kjo toke eshte shume pasur, si ne aspektin natyror, ashtu edhe ne ate kulturor, ndaj eshte thelbesore qe keto elemente te transmetohen te publiku, duke "lexuar" ne menyre korrekte dhe duke zberthyer te gjitha detajet qe vijne nga e kaluara.
A ekziston nje institucion nderkombetar qe jep keshilla ne kete fushe?
Po, ekziston nje institucion nderkombetar, qe eshte ICM (International Council of Museum), qe jep indikacione mbi ate se cfare duhet te jete muzuemi ne vetvete. Sepse muzete duhet te jene nje vend ku transmetohet kulture, ku vizitoret edukohen, gjithashtu qellim i tyre eshte te argetojne, por edhe te transmetojne memorien e nje populli.
Si mund te aplikohen ne vendin tone keto lloj muzeumesh ?
Ne radhe te pare, duke nisur nga trashegimia. Nese ka koleksione te rendesishme arkeologjike qe kane mberritur deri ne dietet tona, ato duhet te lexohen ne menyren e duhur. Mendoj se e rendesishme eshte qe te kompletohet historia e Shqiperise, qe nga antikiteti e deri ne ditet e sotme. Pyetjet qe shtrohen jane shume, duke nisur qe nga cilat kane qene zanatet qe jane ushtruar; zhvillimet ne fushen agronomike; menyra e ndertimit te barkave; etnografia; festat dhe organizimi i tyre; pra gjithcka qe ka te beje me jeten e njeriut dhe traditat shqiptare qe nisin nga lindja dhe e shoqerojne njeriun deri ne vdekje. Po keshtu, i rendesishem eshte te shqyrtohet edhe zhvillimi apo demtimi qe i ka bere njeriu natyres, qofte edhe permes infrastruktures, ndertimit te rrugeve etj.
Keto institucione qe transmetojne traditat e nje vendi, duke ngritur prane parqeve arkeologjike, apo mund te ndodhen edhe ne brendesi te qendrave te banuara?
Muzete duhet te lindin ne nje kontekst ambiental ku qytetari mund te shkoje lehtesisht. Muzeu mund te jete nje vend takimi, ku vizitoret takohen me njeri-tjetrin. Por mund te organizohen edhe seminare, trajtime ne qytet etj., qe do trajtojne detajet qe kane te bejne me traditen dhe memorien. Psh., mund te ftohen te moshuarit te tregojne traditat qe mbajne mend qe kur kane qene te vegjel e qe po zhduken, grate mund te tregojne receta te ndryshme gatimi ose si behet nje qendisje etj. Ndaj UNESCO shprehet se duhen ruajtur objektet materiale, por edhe ato qe kane te bejne me traditat, qe transmetohen gojarisht dhe qe mbeten ne mendjet e pak njerezve te moshuar. Ne ne Sicili do te organizojme nje takim te tille me te moshuarit. Ju keni traditen e qilimave, qendisjeve etj., pra mendoj se fermenti ekziston ketu te ju, vetem se nevojitet me teper pune. Bashke me rritjen, duhet te vije edhe nje ndryshim konstant, sepse kjo eshte pikerisht ajo qe kerkon turizmi.
Sa kane ndikuar per perthithjen e vizitoreve dhe turisteve keto lloj muzuemesh?
Kane ndikuar shume ne fakt, sepse numri i vizitoreve eshte rritur ndjeshem. Kjo sepse nje vizite ne muze eshte e lidhur me itineraret natyrore ose te nxit per te vizituar te tjera lokalicione, per te ndjekur vizita ose ekskursione, kopshte botanike etj. Tendenca eshte qe keto lloj muezemuesh te bashkepunojne mes tyre, jo vetem ne nivel rajonal, por edhe ne nivel kombetar e nderkombetar, per te rritur cilesine, gje qe con mandej edhe ne shtimin e numrit te vizitave.
Cilat jane veshtresite per te mbajtur financiarisht ne kembe keto muze?
Mund te mbeshteten nga projekte evropiane. Ne kemi pasur mbeshtetjen evropiane ne vitet 2000-2007, duke perdorur fondet jo vetem per te mbajtur muzete aktuale, por edhe per te krijuar skenografi, videostalacione, permes te cilave vizitoret nuk mbeten pasive, por behen aktore ne muze. E rendesishme eshte te behen kurse edhe per sistemet multimediale per punonjesit si dhe trajnime te ndryshme, qe gjithmone keto institucione te jene ne nje hap me kohen. Mendoj se per ju ne Shqiperi nevojitet vec formimit te stafit te muzeumeve, edhe lidhja me rrjetin e muzeumeve qe operojne ne Europe, si dhe te behet nje vleresim i sakte i pasurive qe keni ne dispozicion.
Sa i perket anes financiare, mendoj se nuk duhet shqyrtuar veten se sa bileta ka shitur muzeu, kjo nuk eshte e rendesishme. E rendesishme eshte qe vizitoret qe vijne, shkojne me pas ne hotel, hane dreke ose darke, pra pasurimi ndodh per te gjithe.
Cilat jane pritshmerite per studentet qe do te dalin prej dyerve te ketij universiteti, ne kete fushe?
Ne muze ne kryejme gjithmone stazhe me studente te degeve te ndryshem, si ata te Arkitektures, Gjuhesise etj. Studentet vijne dhe operojne se bashku me ne, per marketingun, per realizmin e monstave etj. Madje disa prej objekteve qe kemi ne muze, jane veper e ketyre studenteve. Mendoj se edhe te rinjte e ketushem duhet te hyjne ne muze per te dhene kontributin e tyre, per ta rinovuar ate, sepse perndryshe, vizitoret do vijne njehere aty, por nuk do ta vizitojne me.