E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli “gati të bëjë kompromise të dhimbshme”

Në fjalimin e tij, kryeministri izraelit nënvizoi pozicionin e vendit të tij si “një shtet demokratik mik i Amerikës” në rajon, por kryesisht nuk denjoi të fliste për çështje që janë të rëndësishme për Palestinën.

“Izraeli nuk është problemi në Lindjen e Mesme”, theksoi Netanjahu para Kongresit duke shtuar se “Izraeli është ana pozitive e Lindjes së Mesme”. Ai karakterizoi problemet me procesin e paqes në Lindjen e Mesme si një refuzim i palestinezëve për të pranuar Izraelin. “Palestinezët nuk kanë qenë të gatshëm të pranonin një shtet palestinez anash të cilit të shtrihej një shtet hebre”,theksoi Netanjahu.

Më parë Netabnjahu kishte premtuar se do të fliste “pa dorashka” lidhur me të vërtetat e procesit të paqes. Si Netanjahu edhe lobi hebre në SHBA janë tronditur nga mbështetja që Presidenti Obama shfaqi për një shtet palestinez që shtrihet përkrah Izraelit në kufijtë e vitit 1967.

“Kam ardhur këtu për t'i kërkuar Amerikës që kurrë të mos e lejojë Iranin për të prodhuar armë bërthamore. Nëse ka diçka që na ka mësuar historia e popullit tonë hebre, është që kërcënimet duhen marrë seriozisht. Kur themi kurrë më, dëshirojmë të themi kurrë më", tha Netanjahu.

"Kjo është një demokraci e vërtetë, dhe jo si ajo në Tripoli apo në Iran, ku qytetarët nuk kanë të drejtë të protestojnë". Ka qenë një përgjigje tak-fak e Netanjahut kur u ndërpre nga një grua që e kundërshtoi në Dhomën e Përfaqësuesve.

"Kompromise të dhimbshme"

Netanjahu theksoi para Kongresit se Izraeli ishte i gatshëm të bënte “kompromise të dhimbshme” dhe shumë “bujare” lidhur me madhësinë e një shteti të ardhshëm palestinez, por këto kufij të ardhshëm të caktoheshin në negociata.

Ai nënvizoi se çështja e refugjatëve palestinezë duhet të zgjidhet jashtë kufijve të Izraelit dhe se “Jerusalemi duhet të mbetet kryeqyteti i bashkuar i Izraelit”. Ndërkohë që Palestinezët kërkojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

"Jeruzalemi duhet të vazhdojë të mbetet kryeqyteti i Izraelit. E di që kjo është një çështje e vështirë për palestinezët, por kam besim se do të gjejmë një zgjidhje. Ky konflikt duhet të marrë fund, por paqja duhet të garantojë sigurinë tonë", u shpreh Netanjahu.

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2011-05-24 19:17
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›