Ambasadorët: Zgjedhjet e 8 majit janë për bashkitë, partitë të pranojnë rezultatin
22-04-2011 / Gazeta 55
Ambasadori i SHBA, Arvizu, ai i BE Sequi dhe ai i OSBE, Wolfarth, në një intervistë të përbashkët për emisionin “Opinion” e vlerësojnë pozitivisht procesin parazgjedhor në vend dhe shprehen me optimizëm se votuesit nuk do të lejojnë asnjë forcë politike që të prishë zgjedhjet. Apel i përbashkët për transparencë dhe që kandidatët dhe partitë të pranojnë rezultatin.
Arvizu: Nga rrethet perceptoj optimizëm, pesimizmin e ndjejmë vetëm në kryeqytet. Berisha, një politikan i zoti, Vendimi i Ramës për të kandiduar, i debatueshëm