E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorët e BE-së: Rivotimet, pa incidente

 

“Rivotimet e së dielës të zhvillohen në një atmosferë të qetë dhe demokratike”. Me këtë thirrje i janë drejtuar ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Maqedoni, institucioneve qeveritare dhe qytetarëve. “Në mënyrë urgjente i bëjmë thirrje të gjitha palëve të rëndësishme në këtë proces, para se gjithash institucioneve qeveritare, por edhe liderëve dhe anëtarëve të partive politike që t`i plotësojë përgjegjësitë e tyre për të siguruar që përsëritja e votimeve me 15 qershor të bëhet në një atmosferë të qetë dhe demokratike, pas asnjë llojë kërcënimi për qytetarët, anëtarëve dhe kryetarët e komisioneve zgjedhore komunale”, thuhet në komunikatën e përbashkët të 16 ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Shkup. Euroambasadorët inkurajojnë qytetarët që të marrin pjesë në rivotimet që do të zhvillohen të dielën në ato zona ku pati parregullësi dhe incidente në ditën e zgjedhjeve të 1 qershorit. “Fuqimisht i inkurajojmë të gjithë qytetarët me të drejtë vote, të marrin pjesë në rivotimin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike”, thuhet në komunikatën e përbashkët. Deklarata e përbashkët është nënshkruar nga ambasadorët e Francës, Suedisë, Gjermanisë, Çekisë, Spanjës, Hungarisë, Polonisë, Greqisë, Italisë, Holandës, Britanisë së Madhe, Bullgarisë, Austrisë, Rumanisë dhe Sllovenisë si dhe nga ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›