Ofendon në telefon ambasadorin gjerman, arrestohet
Tiranë- Ofendoi përmes telefonit ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë dhe përfundoi në pranga. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Tiranës, mësohet se i arrestuari quhet Ismir Kulla, 36-vjeç, banues në Fushë Krujë. Arrestimi i tij, bërë sot në kushtet e flagrancës u bë me akuzën e “fyerjes ndaj përfaqësuesve të huaj”. Sipas burimeve zyrtare, paraditen e sotme, ky shtetas dyshohet se ka fyer nëpërmjet telefonit, amasadorin e Republikës Gjermane të atashuar në Tiranë. Këtë veprim, sipas të dhënave paraprake të hetimeve, i dyshuari e ka bërë nëpërmjet telefonit fiks praën ambasadës Gjermane në Tiranë. Motivacioni mësohet se ka qenë refuzimi i një vize për në shtetin gjerman. Identifikimi i shtetasit, tashmë të vënë në pranga u realizua pas hetimeve të seksionit Kundër Akteve Terroriste pranë Policisë së Tiranës.