E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2008, Portugalia e para në çerekfinale

 

Portugalia ka mundur në ndjeshjen e sotme ekipin çek, duke qenë kështu skuadra e parë në çerekfinalet e Euro 2008. Pas një barazimi në pjesën e parë të lojës, skuadra ka kaluar në avantazh me dy gola të tjerë, duke garantuar në këtë mënyrë edhe fitoren. Loja në stadiumin e Gjenevës është ndjekur me ankth nga tifozët e të dy skuadrave. Fillimi i lojës, sipas specialistëve ka qenë i mbarë për të dy ekipet kundërshtare. Goli i parë është shënuar nga Deco në minutën e tetë, që kaloi në entiziazëm të plotë tifozerinë. Por gëzimi nuk zgjati gjatë, pasi pak minuta më pas, në minutën e 17 të lojës, kundërshtarët arritën barazimin. Për skuadrën tjetër shënoi Libor Sionko. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e lojës, për të ndryshuar gjithçka në pjesën e dytë. Golat e tjerë u shënuan nga Cristiano Ronaldo në minutën e 63-të dhe më pas nga Ricardo Quaresma. Gjyqtar i ndeshjes ishte Kyros Vassaras.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›