E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorët e SHBA BE, OSBE takim me Ramën në Selinë e PS

TIRANË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksander Arvizu, kreu i misionit të OSBE-së Eugen Wollfarth dhe ai i Bashkimit Europian Etore Sequi zhvilluan sot pasdite një tjetër takim me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama.

Diplomatët e huaj qëndruan në zyrën e kryesocialistit për mëse 2 orë ndërsa teme e bisedimeve të tyre kanë qënë zhvillimet më të fundit në vend. Tre ambasadorët mbërriten në Selinë e Partisë Socialiste në momentin kur në gjithe vendin mbaheshin protesta të opozitës në mbrojtje të votës së lirë dhe kur pak orë më parë në daljen e tij të radhës përpara mediave, kryesocialisti Rama i bëri apel ndërkombëtarëve të mos e lenë vetëm Shqipërinë në këto ditë pasi si u shpreh ai mund të ketë pasoja të paparashikueshme.

Në përfundim të takimit ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksander Arvizu theksoi rëndësinë e të punuarit brenda kuadrit ligjor, deklaratë e cila u mbështet edhe nga kreu i misionit të OSBE-së Eugen Wollfarth.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ambasadorët e SHBA BE, OSBE takim me Ramën në Selinë e PS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›