E Diel, 1 Nëntor 2026

VOTA E PRESIDENTIT, VOTE PER EDI RAMEN. Basha ruan epërsinë ndaj Ramës. Basha: Do shpall fitoren pasi të jetë lexuar çdo votë e qytetarëve. Socialistët në Shqipëri, si serbët në Mitrovicë. Bogdani: Rama s’do njohë rezultatin.Vëzhguesit: Opozita nxit

20-05-2011 / Gazeta 55

-- Socialistët mësojnë nga serbët- të parët bllokojnë rrugët në Shqipëri, të dytët bëjnë prita mbi urën e Mitrovicës


-- PD, Bogdani: Edi Rama ka frikë nga rezultati përfundimtar


-- Vëzhguesit: Thirrjet e opozitës për dhunë, të pajustifikueshme dhe provokuese


UPDATE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të numërojë votat e hedhura në kutitë e gabuara, gjatë procesit të votimit në 8 maj. KQZ, institucioni që në rastin konkret luan rolin e një KZAZ-je për Tiranën, po administron procesin me korrektësi dhe në bazë të imponimit që i ngarkon ligji dhe Kodi Zgjedhor. Nga numërimi i fletëve të kontestuara, të cilat nga Ristani quhen fletë të panumëruara, në 75 kuti votimi, Lulzim Basha ka arritur të sigurojë 125 vota kundrejt 53 të Edi Ramës. Kësisoj, kandidati i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është vetëm një hap larg konfirmimit si kryetar i bashkisë së Tiranës, ndërkohë që, për t’u numëruar kanë mbetur edhe 25 kuti votimi nga 75 që janë numëruar deri tani.


Janë numëruar 8 kuti që i përkasin KZAZ-së nr.50, në njësinë bashkiake nr.6, nga e cila Edi Ramës i shkojnë 7 vota, ndërsa Lulzim Bashës 25 vota. Në total nga votat e numëruara Lulzim Basha ka marrë 105 vota ndërsa Edi Rama 38 vota. Mbeten edhe 25 kuti për t’u numëruar, KQZ në këto momente ka marrë një pushim prej 15 minutash.


Kutia 1881, 8 vota. Kjo kuti i përket KZAZ 50. Kreu i KQZ-së Arben Ristani shtoi 4 vota nga kjo kuti për kandidatin Basha dhe 4 për kandidatin Rama.


Kutia 1879/1, 3 vota për Lulzim Bashën. Numërohet kutia 1879/1 e KZAZ nr.50, që i përket njësisë bashkiake nr.6 në kryeqytet, 3 fletë votimi i takonin kandidatit demokrat Lulzim Basha. Ristani urdhëron ndryshimin e rezultatit në tabelën zyrtare të KQZ.


Numërohen votat e kutisë 1878/1, 1 votë për Lulzim Bashën. Nga numërimi i kutisë 1878/1, nga dy fletë votimi për kryetar bashkie, njëra u cilësua e pavlefshme pasi kishte dy shenja, ndërsa tjetra u vlerësua si e vlefshme për kandidatin Lulzim Basha.


Kutia 1873/1, 1 votë për Lulzim Bashën. U numërua dhe kutia 1873/1, e KZAZ nr. 50  me fletë të kontestuara, një votë i kalon Bashës. Me vetëm 4 vota “pro” të KQZ, u miratua ndryshimi i tabelës së rezultatit në këtë kuti.


Numërohen fletët e kontestuara në kutinë 1870 që i përket KZAZ 50, njësia 6. Në këtë kuti u vlerësua vetëm një votë për Bashën. Kjo votë iu shtua tabelës së numërimit me urdhër të Ristanit. Vendimi u kundërshtua nga Gjoncaj i PS-së i cili kontestoi fletën, duke e quajtur të paligjshëm vendimin e KQZ për të ndërhyrë në ndryshimin e tabelës së rezultatit në këtë KZAZ. Nga numërimi i fletëve të kontestuara, të cilat nga Ristani quhen fletë të panumëruara, në 54 kuti votimi, Lulzim Basha ka arritur të sigurojë 90 vota kundrejt 32 të akorduara për Edi Ramën.


KQZ numëron votat e kutitë 1867 që i përket KZAZ nr. 50. Nga fletët e kontestuara, 9 fletë votimi ishin “pro” Bashës, ndërsa 1 për Ramën. Pas verifikimit të fletëve, KQZ ndryshoi rezultatin e tabelës së KZAZ nr. 50, duke shtuar si vota të vlefshme 9 fletë votimi të panumëruar, të vlerësuar si të vlefshme për Bashën dhe 1 votë për Ramën.


PD, Bogdani: Edi Rama ka frikë nga rezultati përfundimtar


Deputeti demokrat për qarkun e Tiranës, Gerti Bogdani, ka denoncuar frikën e kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës mbi rezultatin dhe i ka kërkuar publikisht z. Rama të mos krijojë tension e gjuhë provokuese në përpjekje për të ndaluar numërimin e votave. Deputeti demokrat tha se duket qartë që Edi Rama ka frikë nga rezultati përfundimtar dhe në këto kushte po tenton të bllkojë procesin e numërimit të votave të qytetarëve të Tiranës. “E di që të gjithë jemi në pritje të rezultatit, por ne vazhdojmë të presim me durim që ky proces të përfundojë. Tashmë është bërë e qartë se Edi Rama është shumë i frikësuar nga rezultati përfundimtar që do të dalë pasi të jenë numëruar të gjitha votat dhe zëri i të gjithë qytetarëve të jetë dëgjuar. Për këtë arsye, ai po përpiqet të vjedhë vota të pa-numëruara duke i lënë ato jashtë procesit, duke hedhur akuza absurde njëra pas tjetrës. KQZ duke vepruar si KZAZ për Tiranën po i numëron votat e pa-numëruara drejtpërdrejt në TV. Këto vota po merren nga kuti të vulosura dhe kjo mund të shihet drejtpërdrejt në TV. Këto vota po shqyrtohen në mënyrë të hapur dhe transparente dhe e gjithë bota mund ta shohë këtë drejtpërdrejt në TV. Vetë përfaqësuesit e Edi Ramës në KQZ kanë pasur mundësinë ti kontestojnë këto vota drejtpërdrejt në TV. Këto vota po numërohen drejtpërdrejt në TV. Është e qartë se Edi Rama nuk dëshiron të dëgjohet zëri i çdo qytetari”- tha Bogdani. Ai kontestoi se Edi Rama po urdhëron militantët e tij që të bllokojnë akset rrugore me synimin e vetëm që të mos numërohet deri në fund verdikti kushtetues i qytetarëve të Tiranës. “Për çfarë arsye tjetër do t’i bllokonte Edi Rama rrugët në gjithë Shqipërinë në përpjekje për të ndaluar numërimin e votave, madje dhe votave të tij? Për çfarë arsye tjetër do ta rrethonte Edi Rama KQZ në përpjekje për të ndaluar numërimin e votave, madje dhe votave të tij? Për çfarë arsye tjetër do të përpiqej Edi Rama të ngadalësonte numërimin e votave në KZAZ e Njësisë nr 5 në përpjekje  për të ndaluar numërimin e votave, madje dhe votave të tij. Për çfarë arsye tjetër do të shkelte Edi Rama mbi shtetin ligjor për të krijuar tension në përpjekje për të ndaluar numërimin e votave, madje dhe votave të tij? Për çfarë arsye tjetër do të përdorte Edi Rama gjuhë provokuese dhe kërcënonte zyrtarët e administrimit zgjedhor në përpjekje për të ndaluar numërimin e të gjitha votave, madje dhe votave të tij. E vetmja pyetje që mbetet për t’u bërë është pse nuk dëshiron Edi Rama që çdo votë të numërohet?”- konkludoi deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Gerti Bogdani.


Deklarata e koalicionit të Vëzhguesve Vendorë Thirrjet e opozitës për dhunë, të pajustifikueshme dhe provokuese


Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë po monitoron me vëmendje ecurinë e procesit zgjedhor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pas publikimit të deklaratës dhe Konstatimeve Paraprake më 10 maj 2011, Koalicioni ka dalë me një deklaratë të re, duke shprehur shqetësimin për mungesën e një rezultati për Bashkinë Tiranë, ende pas 11 ditësh nga dita e votimit. “Tensioni u rrit edhe si pasojë e rezultateve kontradiktore të numërimit që vinin nga partitë politike”, citon deklarata e koalicionit të vëzhguesve vendorë. Duke vijuar se presioni është rritur ndjeshëm sidomos pas përfundimit të numërimit të Qendrës së fundit të Votimit dhe publikimit të rezultatit paraprak për Kryetarin e Bashkisë Tiranë. “Koalicioni i konsideron thirrjet nga eksponentë të opozitës ndaj qytetarëve për të protestuar dhe synimin e tyre për të hyrë me forcë në ambientet e KQZ si të pajustifikueshme dhe provokuese, përsa kohë që opozita ndodhet e përfaqësuar pranë këtij komisioni me anëtarët e propozuar nga vetë ajo, si dhe nga përfaqësuesit politikë të saj të akredituar aty, ndërkohë që sistemi ligjor dhe demokratik i vendit siguron mekanizmat e nevojshëm për gjetjen e zgjidhjeve ligjore dhe kushtetuese”, përfundon deklarata e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë.


Socialistët mësojnë nga serbët- të parët bllokojnë rrugët në Shqipëri, të dytët bëjnë prita mbi urën e Mitrovicës


Sulmet e tre ditëve të fundit të militantëve socialistë ndaj disa prej akseve kryesore të vendit, kthyen vëmendjen tek gjetja e precedentëve të ngjashëm ndaj këtij skenari të “mos bindjes civile”, ku në kryefjalë qëndron shkelja e ligjit. Pa dyshim që, bllokime rrugësh në shenjë proteste ka në çdo vend të botës, por të tejkalohet afati i lejuar ‘protestues’, përbën një shkelje të rëndë ligjore dhe se mbi përgjegjësit duhet të rëndojë pesha e vetë ligjit. Në këtë sens, socialistët në Shqipëri dhe serbët në Mitrovicë, duket se kanë arritur në korrespondencë marrëveshjen e binjakëzimit të doktrinës “millosheviciane”, për të aktivizuar kryqëzatat ndaj qeverisë dhe shtetit. Socialistët shqiptarë po bllokojnë akset kryesore të vendit, autostradat, superstradat dhe korridoret e rëndësishme që në momente të caktuara kryejnë shërbime të permanente shkëmbimesh tregtare me vendet fqinje si dhe sigurojnë nevojat më jetike për popullsinë, duke shkaktuar kështu një paralizë të papranueshme, aq sa e ka të pamundur të depërtojë qoftë edhe një auto-ambulancë me një të sëmurë, i cili si domosdoshmëri ka marrjen e menjëhershme të shërbimit mjekësor. Në këtë sens, tek socialistët e rrugës ka vdekur çdo ndjenjë humane, përsa kohë janë duke iu bindur injeksioneve ideologjike të Millosheviçit, Dushan Mugoshës dhe Miladin Popoviçit, për të penguar me çdo kusht përparimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e tyre të vërtetë, atë të integrimit Evropian. Lidhjet e socialistëve me kartelin kriminal të Mugoshës dhe Popoviçit janë sa të hershme aq edhe konkrete. Fakte këto që i njeh shumë mirë historia pluraliste, pasqyrimi i së cilës është bërë në rrugë logjike dhe mbi bazë vërtetësinë. Dushan Mugosha dhe Enver Hoxha, kanë lënë trashëgimni të pasur përmes zëzonjës Nexhmije Hoxha se, të majtët politikë duhet të marrin mësime nga serbët se si sabotohet ardhmëria euro-atlantike e një kombi progresisht dhe me dinjitet evropian. Ashtu sikurse thoshte Mugosha se “ne serbët i mësuam Enver Hoxhës se si të instalonte kthetrat e komunizmit eksperimental në mënyrë që kombi shqiptar të zhbëhej”, edhe sot e kësaj dite pas-ardhësi i nomeklaturës ‘hoxhiste’, Edvin Rama, merr mësime antishqiptare nga serbët. Këta të fundit kanë shpallur të jashtëligjshme qeverinë e Kosovës dhe bllokojnë sa herë iu mbushet mendja urën që bashkon Mitrovicën...për analogji, edhe njerëzit e Ramës po bëjnë të njëjtën gjë... s’njohin qeverinë dhe përkundrejt kësaj teze “titiste”, bllokojnë autostradat e vendit si dhe shkaktojnë incidente duke dhunuar forcat e rendit. Si përfundim, në Kosovë, paralajmërimet janë të natyrës që, nxitësit e akteve të dhunës, të cilët cenojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit, do marrin përgjigjen e menjëhershme të drejtësisë. Të njëjtin apel shpresojmë edhe ndaj huliganëve socialistë, të cilët prej 3 ditësh gjenden si post-bllok në disa prej akseve kryesore të vendit...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›